Thaçi kërkon Kurtin për ta mandatuar si kryeministër por lideri i VV ka refuzuar të dy ftesat: S'jemi në fatkeqësi natyrore që të takohemi sot për sot

Kuvendi i Kosovës u konstituua dje, ndërsa sot Presidenti Hashim Thaçi sot kishte planifikuar t’i japë mandatin Albin Kurtit për të formuar qeverinë e re.

Por lideri i LVV-së Albin Kurti ka refuzuar ftesën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit për takim.

Nga VV kanë bërë të ditur për median kosovare se ftesa e Thaçit ka arritur në selinë e LVV-së sot pak para orës 11:00, e se Kurti e ka sot të pamundur që të takojë presidentin e vendit.

Kjo pasi që sipas Vetëvendosjes, Kurti sot ndodhet jashtë Prishtinës. Po sipas tyre, më vonë Thaçin do të njoftohet për ditën dge orën e mundshme të takimit me Thacin.

“Pak pas orës 11:00, në selinë e LVV, sot erdhi letra e Presidentit të Kosovës për një takim po ashtu sot në ora 13:30, me Kryetarin e LVV, Albin Kurti. Kryetari Kurti e ka sot të pamundur ta takoj Presidentin, meqenëse ndodhet jashtë Prishtinës. Ai do ta njoftojë së shpejti Presidentin për ditët e orët e mundshme të takimit”, kanë thënë nga VV-ja.

Sërish gjatë ditës Presidenti Thaçi bëri një ftesë të dytë për Kurtin pasi që e para për t’u takur në orën 13:30 u refuzua nga lideri i LVV-së.

Sipas ftesës Thaçi e ka ftuar për në ora 20:00 në takim Kurtin.

“Unë përsëri u bëj thirrje të gjithëve të tregojnë udhëheqje dhe të mos vonojnë formimin e Qeverisë së re të Republikës së #Kosovës. Populli dhe aleatët tanë presin më shumë”, ka shkruar presidenti.

Pas ftesës së dytë Kurti ka reaguar përmes një letre që ia ka dërguar Thaçit, dhe që është shpërndarë edhe në faqen e LVV-së në Facebook, i pari i Vetëvendosjes e ka falenderuar për dy ftesat, duke e kritikuar atë që fillimisht i kishte përcjellë te portalet.

“Sot isha jashtë vendit. Nuk do të mund të vij as sonte”, ka thënë ai.

 

Thaçi do ta mandatonte sot në orën 13:00 kreun e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, por ky i fundit nuk i ka votat për të formuar qeverinë e re, pasi negociatat me LDK-në e Isa Mustafës dështuan për shkak të pretendimeve për postin e Presidentit, që ndau dy partitë.

Mister mbetet se cfarë do të ndodhë në vijim, nëse do të ketë tentativa të tjera nga Vetëvendosje për koalicion me LDK-në. Isa Mustafa u shpreh dje se mund të votojë Albin Kurtin për kryeministër, ashtu sikur votoi kryetarin e Kuvendit nga Vetëvendosje dhe më pas partia e tij të dalë në opozitë.

"Nëse LVV nuk është gati për këtë marrëveshje dhe sheh LDK si pengesë se po deklarojë se LDK është e gatshme të heq dorë nga kërkesat për përgjegjësi, duke ia lënë këto pozita VV. LDK është e gatshme që të votojë me 28 deputetë për institucione të reja, kryetarin e kuvendit dhe Qeverinë pa LDK, nëse nuk janë të gatshëm që të bashkëqeverisin me ne.

Nëse ne tërhiqemi nga përgjegjësitë qëndrojmë si parti opozitare, sepse parti ndërmjetëse në Kuvend nuk ka” deklaroi ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:50
Refuzoi dy herë ftesën e Thaçit sikur nuk ishte në Kosovë, Kurti shfaqet në festën e partisë

Albin Kurti ka refuzuar dy ftesa të bëra nga Presidenti Hashim Thaçi për formimin e qeverisë me arsyetimin se nuk ishte në Kosovë. Megjithatë, Kurti është parë ,mbrëmjen e sotme në Kosovë në festën e fundvitit të Partisë së tij. I pyetur nga mediat, Kurti shprehet nuk duhet vonuar takim, por as nuk duhet nxituar.

“Kam qenë në Shkup dhe unë nuk e kam agjendën sot për sot”. Sipas tij nuk duhet vonuar, por as nxituar. Kam marrë sot dy ftesa, por agjenda e krerëve të shtetit është shumë e ngjeshur. Prandaj nuk mund të takohemi ashtu, përveç kur ka ndonjë fatkeqësi ose ndonjë urgjencë tjetër”, ka thënë Kurti. 

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vasililesheli: 27/12/2019 21:59

    Ky me sa duket eshte penduar qe ka dale force e pare... As ne zgjedhje s'ia mban me te shkoje,pasi do te dale i treti. Ata qe i besuan ,i besuan demagogjise se premtimeve,si nje enderr e bukur qe zgjat pak. Por ,pushteti eshte tjeter gje. Kjo vlen edhe per ata qe e pane si njeriun qe do t'i thyente hundet Rames ,e do t'i bashkonte shqiptaret. Ky s'po mundet te binde Isa Mustafen,te cilit do t'i pastrohej mekati i pushtetit te abuzuar prej 20 vitesh ,jo me te binde shqiptaret. Ketij sido te shkoje i thone vetem ...pazar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rinergjizimi i PS, sot pasdite mblidhen drejtuesit politikë të qarqeve! Analizë e punës në terren

Rinergjizimi i PS, sot pasdite mblidhen drejtuesit politikë të qarqeve! Analizë e punës në terren