Thaçi takohet me Macron: Kosova e gatshmë për marrëveshje paqësore me Serbinë..nëse është reciproke!

Thaçi takohet me Macron: Kosova e gatshmë për marrëveshje paqësore me Serbinë..nëse është reciproke!

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili gjendet në Paris në Samitin e Paqes, është takuar me presidentin francez Emmanuel Macron për të diskutuar zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit.

"Pritja e presidentit Macron në Pallatin Elise, ku zhvilluam një takim bilateral dhe biseduam për perspektivën euroatlantike, për dialogun me Serbinë, për forcimin e paqes dhe të ardhmen e tërë Ballkanit Perëndimor. Presidentit Macron ia konfirmova se Kosova është e vullnetshme dhe e gatshme për marrëveshje paqësore me Serbinë, e cila duhet të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara. Marrëveshje e Paqes garanton më shumë mundësi për zhvillim dhe për jetë më të mirë, si më shumë prosperitet për të gjithë qytetarët tanë. Faleminderit për mbështetjen, president Macron!", shkruan Thaçi.

Ndërkohë nga ana tjetër Presidenti Macron ka shprehur përkrahjen e tij për paqe të qëndrueshme dhe zhvillim në Kosovë dhe në tërë rajonin tonë.

Presidenti francez Macron është vënë prej ditësh në qendër të kritikave për veton e tij bllokuese ndaj hapjes së negociatave mes BE dhe Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut. Macron e ka justifikuar qëndrimin e Francës duke thënë se fillimisht Unioni europian duhet të reformojë politikat e pranimit dhe zgjerimit dhe pastaj të nisin negociatat me vendet aspirtante.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Pagë 'sheiku' në Arabi, Edin Dzeko kërkon largimin nga Fenerbahce

Pagë 'sheiku' në Arabi, Edin Dzeko kërkon largimin nga Fenerbahce