Thaçi takohet me Ramën në Tiranë: Biseduam për hapat në zhvillimet e reja ndërkombëtare

Thaçi takohet me Ramën në Tiranë: Biseduam për hapat në zhvillimet e reja ndërkombëtare

Kryeministri, Edi Rama është takuar ditën e sotme me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti Thaçi i cili shkruan me anë të një postimi në rrjetet sociale se në takimin me Ramën u diskutua për avancimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e hapave në zhvillimet e reja ndërkombëtare, për të mbrojtur dhe promovuar sa më mirë interesat e shteteve dhe të qytetarëve.

“Gjatë qëndrimit në Tiranë takova edhe kryeministrin Edi Rama, me të cilin biseduam për avancimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e hapave në zhvillimet e reja ndërkombëtare, për të mbrojtur dhe promovuar sa më mirë interesat e shteteve dhe të qytetarëve tanë”, shkroi Thaçi.

Kujtojmë se mes Thaçit dhe Ramës, kohëve të fundit pati një mos dakordësi për sa i përket 'Shengenit' të Ballkanit. Presidenti i Kosovës refuzoi të merrte pjesë në samitin e Ohrit të organizuar nga Serbia, Shqipëria e Mali i Zi për sa i përket Shengenit Ballkanik.

Ndërkohë ditën e sotme Thaçi ka qenë i pranishëm në Tiranë ku mori pjesë në konferencën “Feja si instrument i paqes”, të organizuar nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në bashkëpunim me Departamentin e Shtetit të SHBA-së në Tiranë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët