Thaçi takon Erdoganin në Stamboll! Synimi fuqizimi i marrëdhënieve strategjike mes dy palëve (FOTO)

Thaçi takon Erdoganin në Stamboll! Synimi fuqizimi i marrëdhënieve strategjike mes dy palëve (FOTO)

Presidentët Hashim Thaçi dhe Recep Tayip Erdogan

STAMBOLL - Në një kohë kur të gjithë mendonin se marrëdhëniet e Kosovës me Turqinë u tensionuan pas vendimit të kësaj të fundit për hapjen e ambasadës së saj në Jeruzalem, krejt papritur, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,  vizitoi Stambollin, ku është pritur nga Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan.

Njoftimi fillimisht është publikuar nga presidenca turke, i pasuar menjëherë me një postim të Presidentit Thaçi e më vonë edhe nga ish-presidenti Behgjet Pacolli.

Thaçi në postimin e tij ka paralajmëruar fuqizim të partneritetit me Turqinë, të cilin e ka quajtur një partner strategjik.

“Mirënjohës presidentit Erdogan për mikpritjen e ngrohtë dhe bisedën frytdhënëse rreth të gjitha çështjeve të interesit reciprok, përfshirë bashkëpunimin dypalësh, çështjet rajonale si dhe globale”.

Ditë më parë, pas arritjes së marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë, ambasada turke në Prishtinë reagoi, duke thënë se Turqia e kundërshton hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Për këtë çështje, Presidenti Thaçi ka deklaruar se është në bisedë të vazhdueshme me homologun e tij turk, Erdogan dhe se sipas tij, kjo njohje nuk do ta cenojë në asnjë rrethanë partneritetin dhe miqësinë mes Kosovës dhe Turqisë.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 21/09/2020 03:21

    Ja dhe idioti i rradhes,shkoi te marre avdes te BABA DOVLETI,se nuk donte te mbeste mbrapa gomarit tjeter per te ngrene ne grazhden e Turqise,sikur nuk mjaftuan 500 vjet <<vllazeri e dashuri>>.

    Përgjigju
  • Arbëri: 20/09/2020 16:25

    Po ore si jo Rama e liri që ta takoj se ishte duke u qmendur mbyll në kafaz

    Përgjigju
  • turku: 20/09/2020 16:09

    cfardo problemi te kene,te nana Turqi kthehen kta shqipet tona..bravo Erdoğan

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit