Thaçi takon Erdoganin në Stamboll! Synimi fuqizimi i marrëdhënieve strategjike mes dy palëve (FOTO)
Presidentët Hashim Thaçi dhe Recep Tayip Erdogan
STAMBOLL - Në një kohë kur të gjithë mendonin se marrëdhëniet e Kosovës me Turqinë u tensionuan pas vendimit të kësaj të fundit për hapjen e ambasadës së saj në Jeruzalem, krejt papritur, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vizitoi Stambollin, ku është pritur nga Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan.
Njoftimi fillimisht është publikuar nga presidenca turke, i pasuar menjëherë me një postim të Presidentit Thaçi e më vonë edhe nga ish-presidenti Behgjet Pacolli.
Thaçi në postimin e tij ka paralajmëruar fuqizim të partneritetit me Turqinë, të cilin e ka quajtur një partner strategjik.
“Mirënjohës presidentit Erdogan për mikpritjen e ngrohtë dhe bisedën frytdhënëse rreth të gjitha çështjeve të interesit reciprok, përfshirë bashkëpunimin dypalësh, çështjet rajonale si dhe globale”.
Ditë më parë, pas arritjes së marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë, ambasada turke në Prishtinë reagoi, duke thënë se Turqia e kundërshton hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.
Për këtë çështje, Presidenti Thaçi ka deklaruar se është në bisedë të vazhdueshme me homologun e tij turk, Erdogan dhe se sipas tij, kjo njohje nuk do ta cenojë në asnjë rrethanë partneritetin dhe miqësinë mes Kosovës dhe Turqisë.
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19.5%
-
Jo
72%
-
Nuk e di
8.5%
Vota total: 3341
Lajme të tjera
-
Greqia do të abstenojë votën për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Europës
20 Prill, 12:30
-
Kosovë, nesër votohet për shkarkimin e kryekomunarëve në veri, policia gati për çdo skenar
20 Prill, 11:15
-
O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë
19 Prill, 22:54
-
Debat në OKB: Gjenocidi në Srebrenicë të dënohet globalisht
19 Prill, 19:57
-
VIDEO/ Gol dhe asist, Eduard Rroca gjen rrjetën e parë me ekipin e ri
19 Prill, 19:48
-
VIDEO/ Ernest Muçi shënon supergol në Turqi, portieri 'sheh' topin në rrjetë
19 Prill, 19:25
-
Këngëtarja e njohur shqiptare kërkon armatosjen e vajzave: Të mbrohemi, askush s'do t'ia dijë për ne
19 Prill, 18:10
-
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Morinë 36 vjeçari turk
19 Prill, 16:23
-
Vuçiç e quan 'hipokrit' reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës
19 Prill, 15:32
-
Serbia ndaloi policët e Kosovës, gazetari Isufi: Janë marrë në pyetje nga agjentët serbë! Stërvitja kërcënim
19 Prill, 14:08
-
Serbia ndalon një kosovar nën dyshime për krime lufte
19 Prill, 13:43
-
Kurti: Kryetarët në veri largohen vetëm përmes votimeve, e jo bandave
19 Prill, 12:29
Ja dhe idioti i rradhes,shkoi te marre avdes te BABA DOVLETI,se nuk donte te mbeste mbrapa gomarit tjeter per te ngrene ne grazhden e Turqise,sikur nuk mjaftuan 500 vjet <<vllazeri e dashuri>>.
PërgjigjuPo ore si jo Rama e liri që ta takoj se ishte duke u qmendur mbyll në kafaz
Përgjigjucfardo problemi te kene,te nana Turqi kthehen kta shqipet tona..bravo Erdoğan
Përgjigju