Thaçi takon Veliajn dhe thotë fjalët më të mira për Tiranën: Puna juaj, shembull për kryetarët e kryeqyteteve të rajonit

Erion Veliaj dhe Hashim Thaçi

Falë punës dhe përkushtimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, Tirana është shndërruar sot në një pikë graviteti për turistët e huaj dhe njëkohësisht një shembull për t’u ndjekur nga kryeqytetet e rajonit. Ka qenë ky vlerësimi i radhës për punën e kryer për transformimin e kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas një takimi të zhvilluar me kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj.

“Gjithmonë kënaqësi takimet me mikun Erion Veliaj. Faleminderit Erion që e ke bërë Tiranën të dashur për të gjithë shqiptarët dhe e ke transformuar atë në pikë tërheqëse për turistët ndërkombëtarë,” shprehet Presidenti Thaçi në një postim në Tëitter, krahas fotos me kryebashkiaun Veliaj.

“Standardi i punës suaj, - shton kreu i shtetit të Kosovës, - është shembull për kryetarët e kryeqyteteve të rajonit”.

I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me nënshtetësitë pa asnjë verifikim, a duhet të ngrihet një komision hetimor për presidentin llir Meta?

Komento

Komente

  • Vicidoli: 25/09/2020 16:30

    Tiranenne ben vec Flamur Noka te cohemi te shporrim Edi Ramen qe per dite vret shqiptaret

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

A do kandidojë për deputet? Nishani i gatshëm: Që kur kam ardhur këtu jam në dispozicion të Bashës