Thaçi tenton sërish, kërkon nga Gjykata Speciale ‘arrest shtëpie’ në Slloveni

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ka kërkuar nga Gjykata Speciale që të qëndrojë në “arrest shtëpie” në Slloveni.

Sipas legjislacionit, Thaçi mund të kërkonte mundësinë e ekstradimit të tij në një vend që nuk kufizohet nga Kosova dhe megjithëse dokumentet e gjykatës nuk tregojnë se cili është vendi i kërkuar nga ai, mediat sllovene shkruajnë se kanë informacione që përzgjedhja e parë e ish-themeluesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është Sllovenia.

Një përgjigje zyrtare lidhur me kërkesës dhe aprovimin ose jo të saj nuk është dhënë as nga Gjykata e Hagës, as nga Ministria e Jashtme e Sllovenisë dhe as nga avokati i Thaçit, Gregory Kehoe.

Sipas dokumenteve publike të gjykatës së Hagës, kërkesa e tij për arrest shtëpie në dhjetor u refuzua në janar te këtij viti. Ky vendim i gjykatës ka ardhur për shkak të frikës së Thaçi mund të shfrytëzonte rastin për t’u arratisur apo për të ndikuar te dëshmitarët.

Megjithatë kërkesës së tij mund t’i bëhet edhe një rivlerësim për shkak të një gjyqtari gjerman, Kai Ambos, i cili është shprehur se duhet të merret seriozisht në konsideratë kërkesa e  Thaçit, nëse një vend i tretë e garanton atë.

Ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit janë ngritur akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi dyshohen për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999.

Krimet pretendohet se janë kryer në disa vendndodhje në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë, përkatësisht në Kukës dhe Cahan.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, Zhupa: Milva Ekonomi ka munguar në 2 mbledhje pas akuzave tona për konflikt interesi, e pres si dëshmitare

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, Zhupa: Milva Ekonomi ka munguar në 2 mbledhje pas akuzave tona për konflikt interesi, e pres si dëshmitare