‘Thasët e ambalazhit i ktheja në veshje’ Anila Konomi rrëfen kaosin e modës në Shqipëri në vitet ‘96-‘97

Emri i Anila Konomit është një nga më të njohurit në fushën e modës dhe jo vetëm. Ajo ka qenë ngushtësisht e lidhur me modën që në moshë fare të vogël, duke bërë kështu që pasioni dhe profesioni të bëheshin një.

 Pas mbarimit të studimeve në këtë fushë Anila realizon ëndrrën e saj për të hapur atelien e parë të veshjeve në një periudhë shumë të vështirë si ajo  e viteve 96-97 në Shqipëri.

 Rrugëtimi drejt krijimit të një marke nuk ka qenë aspak i thjeshtë por puna dhe pasioni bënë që ajo të arrinte suksesin duke u kthyer një nga stilistet më të mira shqiptare. Në një rrëfim në ‘Rreze dielli’ ajo tregon rrugëtimin drejt modës, stilit dhe krijimit të biznesit.

“Mendoj  që e vogël unë kam qenë në këtë profesion edhe kur blija një fustan unë e tjetërsoja, më duket sikur kam lindur me këtë profesion. Është një profesion i bukur më ka ndryshuar jetën,kam jetuar bukur. 

Fillesat e para i kam pasur në një atelie të vogël por që kam qenë vetëm unë dhe nja dy lokale, kanë qenë vitet 96-97’ . Është shumë interesante sepse materiale nuk kishte, nuk dispononim materiale fare dhe mund të them që kam qepur veshje me thasë domethënë merrja thasët që ishin në ambalazh dhe i tjetërsoja i ktheja në veshje dhe them cfarë cmendurie ka qenë si I kanë mbartur klientët” tha ajo.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale