Banorëve e Katalonjës në Spanjë, do t’u ndalohet larja e veturave dhe mbushja e pishinave sipas disa masave të publikuara të enjten për t’u prballur me thatësinë më të madhe që është regjistruar ndonjëherë në këtë pjesë të shteti evropian.
Masat, të cilat do të hyjnë në fuqi nga e premtja, do të prekin rreth gjashtë milionë njerëz në 200 fshatra, qyteza e qytete, përfshirë qytetin e dytë më të madh në Spanjë, Barcelonën. Këto masa u miratuan pas rënies së rezervuarëve në afro 16% të kapacitetit, raporton agjencia “Reuters”.
Gadishulli Iberik është në periudhën më të thatë në 1.200 vjetët e fundit, sipas një studimi të vitit 2022, duke i detyruar zyrtarët që ta shqyrtojnë dërgimin e ujit në Barcelonë përmes anijeve, masë e miratuar në vitin 2008, kur nivelet e rezervuarëve ishin afër 20-përqindëshit dhe më pak fabrika destilimi ishin në funksion.
Qeveria lokale dëshiron që banorët ta pakësojnë shfrytëzimin e ujit për 5%, ndërsa bujqit deri në 80%. Sipas grupit të parë të masave, të cilat mund të ashpërsohen, nëse gjendja nuk përmirësohet, përdorimi i lejueshëm i ujit do të zvogëlohet në 200 litra për person në ditë, nga 210 sa ka qenë deri më tani.
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sipas jush për kë do të votonte diaspora?
-
Mazhorancën
72.1%
-
Opozitën
19.3%
-
Nuk e di
8.6%
Vota total: 5703
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Socialistët e kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez fitojnë votën katalanase, separatistët humbin shumicën
13 Maj, 09:49
-
Artistët durrsakë prezantojnë veprat muzikore në Spanjë
6 Maj, 10:44
-
Me shtrirje në mbarë Europën, ‘zbërthehet’ rrjeti ndërkombëtar i drogës me bazë në Spanjë! 14 të arrestuar, mes tyre shqiptarë
2 Maj, 19:58
-
Tenis/ Dëmtohet Sinner, numri dy i botës tërhiqet nga 'Madrid Open''
2 Maj, 13:02
-
Rafael Nadal eliminohet nga 'Madrid Open', spanjolli nderohet në ndeshjen e fundit! S'i mban dot lotët
1 Maj, 15:52
-
Luis Rubiales në kundërsulm: Marrëveshja për Superkupën e shpëtoi futbollin spanjoll pas pandemisë
30 Prill, 16:01
-
Gruaja nën hetim për korrupsion, Pedro Sanchez refuzon dorëheqjen: Do vijoj të jem kryeministri i Spanjës
29 Prill, 11:32
-
Paralajmëroi dorëheqjen, mijëra mbështetës në Madrid i kërkojnë Sanchez të qëndrojë në detyrë
27 Prill, 17:34
-
Lufta/ Spanja do t’i dërgojë Ukrainës raketa kundërajrore! Në Moskë arrestohet gazetari i 'Forbes Rusia'! Kremlini: Nuk kërcënojmë Europën
26 Prill, 09:44
-
Kryeministri spanjoll mendon dorëheqjen ndërsa bashkëshortja akuzohet për korrupsion, Rama: Mos u dorëzo, e vërteta do mbizotërojë
25 Prill, 22:29
-
Qeveria spanjolle do të mbikëqyrë Federatën e futbollit deri në zgjedhjet e reja
25 Prill, 15:27
-
Turneu i Madridit, Rafael Nadal: S'jam gati, do luaj vetëm për dashurinë e tifozëve
25 Prill, 14:32