The independent: Mos shkoni në Gjirokastër /ARSYET

The independent: Mos shkoni në Gjirokastër /ARSYET

'Mos shkoni në Gjirokastër', kështu nis artikulli i gazetares Holly Baxter, edhe pse Gjirokastra është një vend i mbrojtur nga UNESCO.

Media prestigjioze i thotë lexuesve se  nëse kanë menduar të vijnë në Gjirokastër do bëjnë më mirë po të qëndrojnë në shtëpi, pasi pretendon se nuk ka aspak siguri. I vetmi aeroport është në Tiranë dhe do duhen 4 orë dhe në rastin më të keq, nëse përdorni sistemin e transportit publik, të pisët e të pasigurt, rrugëtimi juaj mund të zgjasë deri në 12 orë, për të mos shtuar edhe ndërlikimin e rrugëve të pakalueshme.. Sipas Baxter, për të shkuar në Korfuz duhet të merret trageti, që niset tre herë në ditë dhe zgjat 30 minuta. Një vakt në Gjirokastër do të jetë 10 herë më i lirë, sesa në bregdetin e Korfuzit

Artikulli i plotë:

Mos shkoni në Gjirokastër. Gjithsesi, kurrë më parë nuk keni dëgjuar për të, dhe për më tepër, kush do të donte të hiqte dorë nga ato pak javë të shumëpritura të pushimit vjetor, për t’i çuar dëm në një qytet malor në Shqipëri? Së pari, është e pamundur të mbërrish bash në destinacion- e vetmja linjë fluturimi britanike “nonstop” drejt Shqipërisë, të çon në Tiranë, prej nga ku Gjirokastra është më e pakta 4 orë larg (nëse përdor automjetin) dhe në rastin më të keq, nëse përdorni sistemin e transportit publik, të pisët e të pasigurt, rrugëtimi juaj mund të zgjasë deri në 12 orë, për të mos shtuar edhe ndërlikimin e rrugëve zor të kalueshme.

Natyrisht, nëse do të shikonit se ku pozicionohet Gjirokastra, një pëllëmbë prapa qytetit bregdetar të Sarandës në bregun jugor të Shqipërisë, atëherë mund të kuptoni që është aq pranë Korfuzit nga ku mund të shihni ishujt e Greqisë. Dhe mandej mund të zbuloni se në fakt ka një traget të lirë që mund të merrni nga Korfuzi në Sarandë, që niset tri herë në ditë dhe që mund t’ju çojë në vendsynim për vetëm 30 minuta- por, kjo tingëllon shumë e potershme dhe e rrëmujshme për një palë pushime.

Përfundimisht, mos shkoni në Gjirokastër. Askush nuk flet anglisht, si fillim. Me gjasë do të duhet të kaloni disa orë ulur në plazh me një vakt 10 herë më të lirë se ai që keni konsumuar në Korfuz atë mëngjes, ose duke ngrënë përbri të njëjtët det (Jon) kristal të pastër para se të mund të zbuloni se si të mbërrini në destinacionin tuaj të ardhshëm.

Dhe pastaj do të duhet të bësh plot ecejake përgjatë rrugës derisa të gjesh një minibus, shoferi i të cilit pajtohet me ju “ad-hoc” për çmimin dhe destinacionin. Në vend të autobusit të bollshëm ose të “National Express”, që paraqitet në një ekran digjital, atje nuk ka bileta elektronike ose bileta çfarëdo të disponueshme. Ju duhet të bini në ujdi për çmimin e udhëtimit, që nuk është standard, para se të ngjisheni pranë ndonjë familjeje lokale, derisa minibusi të lërë Sarandën dhe disa prej peizazheve më të pabesueshme që ju kanë zënë sytë. Dhe, kush e dëshiron këtë?

Gjirokastra është një makth. Ju ecni nëpër malet dhe luginat, duke vërejtur çdo disa kilometra një nga 173,000 bunkerët, ndërtimin e të cilëve e urdhëroi diktatori Enver Hoxha, në rast lufte gjatë viteve ‘70 dhe ‘80 (ka 5.7 për çdo kilometër katror). Pastaj automjeti merr drejt fundit të kodrës së madhe, që shpie deri në qytetin malor.

Në rregull, ju do të shkelni qytetin e vjetër, i cili është teknikisht një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, me rrugë me kalldrëm dhe arkitekturë otomane të mirëmbajtur, por që “të vret pas shpine”. Ndërsa zgjidhni fruta të freskëta nga pemët e fikut që mbizotërojnë në kopshtet e harlisura dhe shijoni një darkë prej 5 eurosh në karriget e vendosura në pragjet përgjatë rrugëve dredha-dredha, pa dyshim do të mendoni: pse gjithçka është tatëpjetë këtu?

Sigurisht, hotelet janë të lira dhe të bukura, dhe ofrojnë në menu mëngjese të shumëfishtë që i bën për ju gjyshja e dikujt, por atje nuk ka asnjë etiketë për të shpjeguar varietetet e ëmbëlsirave, produktet shtëpiake apo erëzat e zonës.

Në rregull, ka një kështjellë të ruajtur mirë në majë, sapo të kesh ecur nëpër tunele guri të pafundme, do të hasni një avion të rrëzuar gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe askujt nuk i bëhet vonë nëse nga kureshtja depërtoni në brendësi të tij. Argjendi i ndezur i diellit ngjyros një copë bari, bishti i aeroplanit me yllin e famshëm të zi shtrihet në disa shkurre, por nëse ngrini kokën do të përballeni me pamjen e qytetit të vjetër të Gjirokastrës, ngritjet e larta në fund të kodrës kryesore, luginën e rrallë dhe malet përtej. Megjithatë, bën shumë vapë po të ekspozohesh në majë të kodrës dhe gjezdisja rreth një avioni luftarak të SHBA-së, mund të faturohet me cënimin e sigurisë suaj. Llogarisni këtu që nuk keni askënd përreth -po sikur të donit ca gllënjka pijeje freskuese?

Në Gjirokastër ka pak gjasa të ketë jetë nate. Vendi ku përfundojnë mbrëmjeve shumica e turistëve dhe vendasve është veranda e bashkangjitur me “Hotel Kodra”, që gjarpëron nëpër Qytetin e Vjetër dhe ofron një pamje perfekte të perëndimit të diellit përgjatë male. Një pamje frymëmarrëse, por atje nuk gjendet as një barist. Dua të them, ju lutem…

Ndërsa ktheheni në hotelin tuaj nëpërmjet gjelbërimit dhe rrugëve të gurit, duke humbur rrugën herë pas here, sepse çatia e një ndërtese papritmas bëhet shteg kur ktheheni në qoshe, ndiheni fatlum që do t’ia mbathni të nesërmen. Imagjinoni sa do habiteni kur një nga anëtarët e stafit shërbyes në hotelin tuaj, ofron t’ju shoqërojë për një orë e gjysmë në destinacionin tuaj të ardhshëm- vetëm për shkak se jeni një mysafir dhe sepse, në të vërtetë, është rruga që i duhet të përshkojë drejt supermarketit, jep ose merr 45 minuta. Ai ju jep fjalën t’ju ndalojë në “Syrin e Kaltër”, përkufizim i një pranverë natyrore të fshehur në një pyll me pemë lisi, ku ujërat janë aq të shndritshëm, sa nuk duken të vërtetë. Druaj të keni parë ndonjë fenomen më të çuditshëm dhe më të bukur natyror.

Por, uji është brisk i ftohtë dhe askush nuk e ka të qartë burimin e “syrit” dhe vendmbërritjen e ujërave. Ndaj, kush do të dëshironte të kishte të bënte me atë lloj pasigurie? Do bënit më mirë po të qëndronit në shtëpi.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • DURRESI: 13/07/2019 19:40

    Ns perkthimi eshte i sakte,ky artikull eshte super reklame... Tipik anglez,po kujt ja shpjegon

    Përgjigju
  • Ilir: 13/07/2019 15:02

    Do vin turistat se do takojne motren tende,maman tende,gruan jote,vajzen po ke,e cte mban kalibri i shpis jote,o pederast racist,

    Përgjigju
  • ERP: 13/07/2019 14:43

    https://youtu.be/65F04c2bcJQ Ka edhe nga keto reportazhe kush don ta shijoje. Edhe pse duhet pranuar qe menyra e te berit turizem ne Shqiperi le akoma per te deshiruar

    Përgjigju
  • ERP: 13/07/2019 14:40

    Kush ju do ju per turista. Vetem te pini dini, si kafshe

    Përgjigju
  • CaBone: 13/07/2019 14:03

    You are a total Fuck...ing Racist Cu...nt qe sje pall...uar per nje koh te gjat dhe ke nevoj te clirohesh nga hormonet. You pathetic human being.

    Përgjigju
  • Tomo: 13/07/2019 13:08

    A kta rracista anglez

    Përgjigju
  • Enosss: 13/07/2019 13:03

    “Humor anglez” si i thone .

    Përgjigju
  • Flutura: 13/07/2019 12:09

    Kurre mos ardhsh. Ka mijra te tjere qe duan ta shohin. .. duket dore e mendje shqiptari ajo qe ka zhgarravitur ne gazete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri