POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

The indipendent: 3 lapsat për nder
të “Charlie”, zgjedhje klas nga Rama

Tri lapsat me ngjyrat e flamurit francez të vendosur në xhepin e xhaketës së kryeministrit Rama, kanë tërhequr vëmendjen e mediave botërore duke e cilësuar si një detaj me tepër klas. “The Indipedent” shkruan se kjo ishte një zgjedhje e veçantë e Edi Ramës, kryeministrit shqiptar, politikanit i cili është piktor dhe shkrimtar, gjatë marshimit të së dielës në Paris, në përkujtim të viktimave të Charlie Hebdo.
 
Ata shkruajnë se ‘lapsin’, simbol i lirisë së fjalës të përdorur anekënd botës pas tragjedisë që ndodhi në zyrat e “Charlie Hebdo”, kryeministri Rama e solli në një formë të personalizuar me tre ngjyrëshin e flamurit kombëtar francez; me 3 lapsat blu, të bardhë dhe të kuq.

rama xhakete lapsa flamur france

Pjesë e shkrimit të “The Indipendent” është bërë dhe një nga postimet e kryeministrit, fotoja ku Rama pozon krah për krah me krerët e feve në Shqipëri, të cilët janë komentuar si një vlerë e vyer e Shqipërisë dhe si një mesazh paqeje për gjithë botën.
 
ramaaaa

Krerët e feve shqiptare dhe simbolika e harmonisë fetare mes tyre u duartrokit dhe u përshëndet nga të gjithë pjesëmarrësit në marshimin masiv të së dielës, të organizuar si një shpresë bashkimi dhe kundër përgjigje ndaj terrorizmit.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

Komento