Thellohet borxhi, 454 mln € hua vetëm për COVID! Në qershor dalim në tregjet e huaja për Eurobondin 650 mln €

Më shumë se krizë shëndetësore pandemia globale COVID-19, po rezulton krizë ekonomike. Fillimisht për të mbështetur papunësinë dhe shëndetësinë, qeveria vendosi të ndryshoj buxhetin e shtetit duke alokuar 12 miliardë lekë për pagat e punonjësve të mbetur të papunë dhe për shëndetësinë, si dhe u miratua linja e parë e garancisë sovrane në vlerën e 11 miliardë lekëve. Me aktin e parë normativ u ulën pritshmëritë për të ardhurat me 20 miliardë lekë dhe u rritën shpenzimet me 9 miliardë lekë.

Nevoja për mbështetje financiare për bizneset për të shmangur falimentimet bëri që buxheti të ndryshoj përsëri më 15 prill, ku u rishikuan zërat buxhetor dhe kaloi fondi prej rreth 7 miliardë lekësh, për pagat e punonjësve si dhe u miratua garancia e dytë sovrane prej 15 miliardë lekësh. Me rishikimin e dytë të buxhetit deficiti buxhetor arriti nga 2% në fillim në 3.9%, duke arritur nga 68.6 miliardë lekë që ishte në 39.6 miliardë që ishte.

Por pavarësisht ndryshimeve në buxhet nevoja për financim ishte tepër e lartë. Aktualisht vendi ka marrë 2 kredi nga ndërkombëtarët dhe një obligacion në tregun e brendshëm. Fillimisht Komisioni Evropian dha hua për vendin 180 milionë euro, për të përballuar emergjencën e krijuar.  Më pas vendi në fillim të muajit prill mori borxh në tregjet financiar në vend në formën e obligacionit 100 milionë euro me normë interesi 1.96%, dhe duhet të shlyhet brenda 2 viteve. Po në muajin prill ishte Fondi Monetar Ndërkombëtar që akordoi për Shqipërinë një hua nëpërmjet instrumentit të shpjet 139.3 SDR ose 174 milionë euro, me normë interesi 4.05% dhe që duhet të shlyhet për 5 vite.

Me këto hua të marra, borxhi arrin në vlerën e 454 milionë eurove, pa marrë parasysh normën e interesit, por që ky nivel do të rritet më tej pasi në qershor do ju shtohet edhe eurobondi që do të emetohet në vlerën e 650 milionë eurove. Eurobondi nuk do të shkoj plotësisht për pandeminë, pas ishte parashikuar të merrej që para përhapjes së pandemisë por, pjesa më e madhe do të financojë efektet negative që po lë pas COVID. Vetëm me këto të dhëna paraprake borxhet e marra në kohë pandemie do të arrijnë në vlerën e mbi 1 miliardë eurove.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 01/06/2020 09:14

    Si nuk po del nje keshilltar ekonomik i kryeministrit te na shpjegoj se cfar eshte ky borxh qe merret prej 1 miliard euro dhe per cfar do perdoret .Ne vend te ulet borxhi sipas premtimit n3 fushat ngrihet per te lare PPP .Ky model ekonomik eshte i deshtuar ,qe kur filloi me ndihmen e "hardwardisteve te ekonomise neo liberale " Ky model nuk eshte social7st qe mbron publ8ken dhe ja jep te gj8tha privatit qe neser te bejne komand ato sic ndodh ne perendim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë