Thellohet hendeku në BE për rritjen e çmimit të energjisë, mblidhen ministrat

Foto ilustruese

Ministrat e Energjisë të BE-së do të takohen në Luksemburg për të diskutuar mbi rritjen e çmimeve të energjisë mes shqetësimeve për familjet dhe bizneset e cenueshme. 

Takimi vjen pasi Gjermania argumentoi kundër një reforme të tregut të energjisë të BE-së, sipas një burimi zyrtar.

Sipas analizës së Komisionit Evropian ”rritja e çmimeve të energjisë i referohet faktorëve të jashtëm ekonomikë globalë dhe jo strukturës së tregut të energjisë të BE-së”.

Gjermania nuk mund të mbështesë asnjë masë që është në kundërshtim me tregun e brendshëm të gazit dhe energjisë elektrike, për shembull një reformë ”ad hoc” të tregut me shumicë të energjisë elektrike.

Dokumenti u nënshkrua nga tetë shtete anëtare të BE-së, Austria, Estonia, Finlanda, Danimarka, Irlanda, Luksemburgu, Lituania dhe Holanda.

Ai pason një shtytje nga vendet anëtare të udhëhequra nga Spanja dhe Franca në samitin e BE-së të javës së kaluar për më shumë veprime në nivel të BE-së në përgjigje të rritjes së çmimeve të energjisë në vitin 2021 pas një rënieje të shkaktuar nga pandemia.

Hendeku në rritje midis anëtarëve për çështjen e energjisë vjen pas zotimit të të gjithë liderëve të BE-së për të “përdorur urgjentisht sa më mire paketën ekonomike” të Komisionit Evropian për të zbutur ndikimin e rritjes së çmimeve të energjisë.

Takimi i ministrave të energjisë është diskutimi i parë zyrtar mbi masat e mundshme afatshkurtra

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se strukturat shtetërore i kanë kapacitetet për të përballuar stinën e përmbytjeve?



×

Lajmi i fundit

John

Putin: Njerëzit e vaksinuar me Sputnik nuk duhet të privohen nga e drejta për të udhëtuar