Thënie të paharruara nga Albin Kurti!

Thënie të paharruara nga Albin Kurti!

Kimete Berisha dhe Albin Kurti

- Prindi i prindit nuk është gjyshi.

- Më janë dashur shumë vite në shkollë të bindem se poezinë e dashurisë 'Vaje' e ka shkruar Andon Zako Çajupi e jo një shok i babës.

Kam menduar se kush e reciton poezinë ai e ka shkruar.  

- Ateist jam bërë pasi që e kam lexuar vargun e Çajupit:

'Tani rroj pa shpresë, ndaj s’dua të rroj'

'se dhe perëndinë tani s’e besoj!

Çajupi ka jetuar shumë vite pasi që s'ka dashur më të rroj - kurse unë e kam humbur besimin përgjithmonë.

- Shpatullat e fuqishme bartin më shumë peshë se shpatullat e dobëta. Prandaj, nuk është njësoj sikur pesha e gurit sikur kur dikush ta çon zemrën

  peshë.

Guri më shumë peshon në shpinën e  Sizifit.

- Kosova është më e pavarur se Gjermania, sepse Gjermania varet nga gasi rus kurse Kosova e ka qymyrin vetanak.

- Dita pa diell është si nata.

- Vetëm profesioni i meteorologut toleron gabime: meteorologu e parashikon motin gabim

dhe nuk ndëshkohet.

- Tambli i lopës është i dedikuar për viçin.

- Ata që mendojnë se i dinë të gjitha janë shumë të neveritshëm për neve që i dimë të gjitha.

- Shteti i Kosovës ka nevojë për një edit.

- Edhe pse jeta në fund të vret - ne e duam jetën, do me thënë vdekjen.

- Nuk i meritoj armiqtë e m'i por i meritoj miqtë e m'i

(prandaj është e pakuptimtë pse s'e kam asnjë mik).

- Unë jam optimist por në shi nuk dal pa çadër.

- Mendja e atij që i ndërron shpesh mendimet është mē e pastër se e atij që nuk i nërron mendimet.

Mendimet nganjëhere janë si çorapet, duhet t'i ndërrosh shpesh për ta mbajtur mendjen e pastër.

- Nëse nëna është mësuesja e parë e përkohshme,

mësuesja sigurisht që është nëna e dytë, por e përhershme,

ngado që shkojmë gjatë tërë jetës mësuesen e parë, nënën e dytë e mbajmë me vete sa të jetë jeta -

ama nuk ia japim 100 Euro, se shtrenjtë.

- Aleksandër Vuçiqit i kam thënë:

Unë jam si munja e munja s'jam: prandaj, 'čas me vidiš čas me ne vidiš'.

Nuk është për t'u hanitur se nuk kam frikë nga bubullima, sepse çdo gjë e zbrazët, si për shembull: fyelli e tupani, bën zhurmë.

- Serbëve u flas serbisht për t'i bërë të ndjehen serbë.

Japonezëve nuk u flas japonisht sepse nuk ka nevojë.

- Vrasësi im quhet Prekë Kodra.

Kodra nuk shkon te viktima, por viktima shkon te Kodra.

Prandaj, vrasësi im ka pritur që të shkojë e ta lus të më vras.  

I kam thënë vrasësit tim: Ti që më vrave mua, Zoti ty të vraftë.

Unë jam gjallë e ai është i lirë anipse s'më ka vrarë.

- Dashuria romantike është trashëgim që na e ka lënë Mesjeta.

Dashuri romantike quhej dashuria mes dy njerëzve të pamartuar në mesjetë.

- Në mandatin e ri si kryetar i Vetëvendosjes do të merrem me studentêt.

Studentët më duhet t'i nxjerr nga bota digjitale, t'i zbres nga qielli në tokë: dhe t'u tregojë se në lashtësi (para 20-të viteve), secila lëvizje ishte studentore...

Kam frikë se sot studenti nuk di sa kushton pasuli, ne po rrezikojmë që studenti ta humb aftësinë të dashurohet direkt në qenie të gjalla, nëse subjekti i dashurisë së tij nuk është 'digjital'!

- 'Gjatë javës nuk mund të ndodhin më shumë kriza se agjendën e kam të mbushur'.

P.S. Presidentes si duket ia kanë falur disa komplete të mretneshës, se bojë më bojë e çmendi Amerikën: a po do kuq, a po do jorgovan, a po do pembe...

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Meta flet për tradhtarë brenda PL-së, Kejdi Mehmetaj: S’jam dakord për këto terma

Meta flet për tradhtarë brenda PL-së, Kejdi Mehmetaj: S’jam dakord për këto terma