Thesar në nëntokën shqiptare? Profesori që punoi me ekipin francez: Si u zbulua hidrogjeni në Bulqizë dhe vlerat

Gazi i hidrogjenit është kthyer në një ndër lëndët djegëse më të kërkuara nga studiuesit në mbarë botën, pasi shihet si garantues i vazhdimësisë së shumë industrive.Në kuadër të këtyre kërkimeve, Shqipëria ka dalë në skenë si një vend që zotëron sasi të mëdha të këtij gazi natyror në qytetin e Bulqizës.

Për këtë arsye prestigjiozja National Geographic i ka dedikuar një artikull vendit tonë dhe specifikisht qytetit në veri të Shqipërisë. Profesor Bardhyl Muçeku, i cili ka punuar me ekipin francez për artikullin e publikuar në Natiolal Geographic, në një intervistë për emisionin "Sot Live në Shqipëri" në Report Tv tregon se zbulimi në këtë fazë ka më shumë vlera shkencore sesa ekonomike

Sa është sasia e hidrogjenit të gjetur në Bulqizë?

“Ky fenomen njihej në gjeologji e petrologji por e reja është që brenda këtyre shkëmbinjve që prodhohet hidrogjeni dhe metani mund të gjemë dhe rezerva hidrogjeni. Është pozitive që artikulohet Shqipëria. Brenda shkëmbijve që prodhojnë kemi rezervuar të vogël por nuk mund të themi  që jemi në fazën për të parë për vlerën ekonomike. Vlerën më të madhe ekonomike e ka minerali i kromit” tha profesor Muçeku në një intervistë për Report Tv

Po për çfarë përdoret Hidrogjeni

"Mendohet se hidrogjeni mund të jetë alternativë si burim për energjinë elektrike. përveç HEC, Termocentraleve dhe centraleve bërthamore' tregon profesori.

Kur është raportuar hidrogjeni?

Shkëmbi i mantelit kur trasnformohet në serpentinit prodhon dhe metan e hidrogjen. E veçanta e Bulqizës është që gjejmë 84 % hidrogjen. Fakti që prej vitesh është konstat dalja e hidrogjenit, në atë sasi që ka qenë e përllogaritur dhe nga profesorët e ajrimit të minierës, 200 ton në vit. Ky lajm u bë shumë publik, ngaqë artikulli për të cilën punuam me ekipin francez u publikua në National Geografik.

 Në aspektin ekonomik duhen vite për ta përkthyer?

"Nuk është bërë asnjë lloj punimi për të përllogaritur rezervat por duke marrë sasinë konstante dhe atë të që del dhe monitorohet prej vitesh, e reja është që kemi të bëjmë me një rezervuar brenda këtij shkëmbi mëmë. Sinjali është se neofiliti përveçse është shkëmbi mëmë mund të gjejmë dhe rezervuar. Është sinjal që duhen të bëhen shpime të thella aty apo diku tjetër për ta kërkuar hidrogjenin" thotë profesori

Nuk është hasur kjo në periudhën e komunizmit?

"Jo nuk është hasur. Duhet të keni parasysh që në thellësi ne kemi vajtur 1 mijë metra. Në kohën e komunizmit ka qenë më pak se 500 metra. Problemet kanë filluar kur miniera ka vajtur në 600 metra thellësi"

Intervista u dha në lidhje skype me gazetarin Nertil Agalliu

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Po mër po: 12/03/2024 12:54

    Gazra ka shumë në Shqipëri

    Përgjigju
  • Australiani: 12/03/2024 12:26

    Gati per amerikanet dhe çifutet, shqiptaret te behen gati si minatore ndoshta se edhe keto mund ti sjellin nga jashte, t'ju kapin edhe femrat qe kane ngel ne Bulqize.

    Përgjigju
  • Scutari: 11/03/2024 21:15

    Se mos ndez ndonjëri cigaren aty afër se fluturojnë në ajër Bulqiza dhe kromi bashkë...

    Përgjigju
  • Ilirjan: 11/03/2024 21:09

    Ne dhjetor 2023,maksimumi janar 2024,do te degjoni pergjigjen e rezultateve te Shell per Shpiragun... OPINGEN! Nje genjeshter "bombastike" mbulon tjetren... radhaaaa...!

    Përgjigju
  • Maks: 11/03/2024 19:42

    O po per cfar gezoheni Do na ndodh qe shteti te perfitoj sa fiton nga nafta e gazi Sa me e pasur te jete nentika shqiptar aq me te varfer do jen shqiptaret Mos jarabi mos na hedhin ne luft civile ata qd do perfitojn kete pasuri Vendet prodhuese i duan per lenden e pare qe ta marrin lire ose falur si ndihm qe jepet pe demokracin

    Përgjigju
    • Marin: 11/03/2024 23:00

      Marshalla. Shqipria ka pasuri Kam besim ke shteti cdo shqiptare shqiptar.do ket kart shendesia te siguri nga shteti qe Skandal mundesi me punu .dhe besoj Shqipria do bohet Moderne cdo fshat qytet shqiperi do ket Atobus deri ne oben 1.30 darkes qe njerzit te shkonj ne shtepi Qe vinj nga puna dhe tranvaja nen Token si erope jemi shekullin 21 Shqipria periton keto investime Dhe cdo shqiptare shqiptar ti reitet rroga 1300€ nett Doktoret .2500.€ mos hikin jasht shteti Kujdesen shendesin me Respekt marin

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Meta nuk përmbahet para Konventës: Hajde hipim tek hekuri dhe bëjmë intervistë! Edhe Partinë Komuniste të Kinës e mundim

Meta nuk përmbahet para Konventës: Hajde hipim tek hekuri dhe bëjmë intervistë! Edhe Partinë Komuniste të Kinës e mundim