Thirrja e fortë për të mos djegur mandatet, Lulzim Basha i përgjigjet SHBA-së

TIRANE-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur SHBA-së pas thirrjes së fortë të ambasadës (lexo ketu) për të mos djegur mandatet, pasi me kërcënimet që po bëjnë po minojnë demokracinë dhe po sabotojnë Shqipërinë. Lideri i opozitës i është përgjigjur ambasadës me një shprehje të Presidentit Lincoln. Më pas kryedemokrati theksoi se vendimi për djegien e mandateve është rekursi i fundit për të rrëzuar qeverinë.

"Unë nuk komentoj kurrë asnjë deklaratë të përfaqësive të huaja në Tiranë, por dua t’jua them fare qartë: për PD dhe për mua, personalisht, nuk ka frymëzim më të madh sesa SHBA dhe demokracia amerikane. Në veçanti, mes galerisë së personaliteteve që kanë dhënë kaq shumë në altarin e demokracisë amerikane, veçoj presidentin Lincoln. Dhe dua ta citoj, ndjesë se citimi duhet bërë fjalë për fjalë, po aq sa më kujtohet nga fjalimi i tij në Gettysburg.

“That these dead shall not have died in vain. That this nation under God, shall knoë a neë birth of Freedom and that Government of the people, by the people and for the people shall not perish from the face of Earth”. Tani, për të gjithë bashkëqytetarët e mi dhe bashkëkombasit kudo që na ndjekin. Djegia e mandateve nuk është qëllim në vetëvete. Djegia e mandateve është rekursi i fundit që i është lënë opozitës për të arritur një qëllim madhor: që të shembim një qeveri të krimit, për krimin dhe nga krimi dhe t’i japim shqiptarëve një qeveri të njerëzve, nga njerëzit dhe për njerëzit. Për këtë, ne nuk po kërkojmë të marrim diçka.

Deklaratat Lulzim Basha i bëri pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike. "Me votë unanime u vendos  për djegien e mandateve, vendimi do i përcillet nesër Këshillit Kombëtar" përfundoi Basha. Nesër rreth orës 17:00 do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD. Ndërkohë që pasditen e sotme kryetari i Partisë Demokratike zhvilloi një takim në selinë blu me ambasadorin britanik Duncan Norman. Takimi ka zgjatur më shumë se një orë, ndërsa në qendër të bisedës ka qenë djegia e mandateve nga opozita.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edi: 20/02/2019 13:48

    Palaco qe tallen me hallet e popullit e i sulin mish per top, meqe mendon per popullin ti pse si terhiqni te gjith si deputet ca keni e ca skeni n parajsa fiskale i jepni(bamiresi) ti them se popullit ja keni mar,si jeni kaq naiv sa qe e keni zhvat, shit, plackit, djeg,ore ca si keni ber ati vendi tortur me keq se lufta se lufta ka nje fillim e nje mbarim ju ne vazhdimesi e keni torturuar popullin dhe tani pretendoni tju besojn rrac e poshter

    Përgjigju
  • Fredi: 20/02/2019 12:56

    Te erdhi fundi o funderrine bashke me Sali e me Monika, beni cfar te doni jeni te pa besushem.

    Përgjigju
  • tori: 20/02/2019 10:16

    O Rruqja;Shqiperine ne keto 28 vjet e ka udhehequr me teper e majta pranda mos i beni llogarite gabim dhe mos akuzoni te djathtet per gabimet e juaja

    Përgjigju
  • Andis: 20/02/2019 05:13

    O çu kënaqë.

    Përgjigju
  • Genti: 19/02/2019 23:42

    O plehre, o njeri negativ pse po tallesh me fatin e shqiperise, apo ti per vete e ke bythen nxehte se je nenshyetas hollandez por ne te mjeret qe nuk i kemi mundesite tuaja si do veje halli jone??? Te dalesh kundra Amerikes eshte gabimi me i rende i gjithe jetes tuaj, jeni nje tufe rrugeqerish dhe mendoni te talleni por ju erdhi fundi.

    Përgjigju
  • Brezi i djegur: 19/02/2019 23:23

    Sali Berisha eshte qen i ngordhur nga kthetrat e Amerikes , keta idiota nuk e kuptojne qe ai thjesht po i terheq pas vetes. Amerika ia ka bere bene qysh ne 98 larget, thjesht nuk kishte gjetur njeriun e pershtatshem, Edi Rama ne kte rast.

    Përgjigju
  • Brezi i djegur: 19/02/2019 23:23

    Sali Berisha eshte qen i ngordhur nga kthetrat e Amerikes , keta idiota nuk e kuptojne qe ai thjesht po i terheq pas vetes. Amerika ia ma bere bene qysh ne 98 larget, thjesht nuk kishte gjetur njeriun e pershtatshem, Edi Rama ne kte rast.

    Përgjigju
  • Tirona: 19/02/2019 23:10

    Te dija te zgjuar po ti qenke nje kok l*qe.Po me SHBA sja doli Gedagi jo ti l&qe .E di si do shkoni ne parlament si zara si poca do shkoni do thoni na detyrusn Amerikanet.Ju burrat pa buth qe votuat si cevo tak tak Reformen ne Drejtesi dhe SPAKU do tju vij hakut ju tradhetaret kopilat e Kombit.

    Përgjigju
  • Lulushi: 19/02/2019 21:47

    A buçe pazari, fillove te dredhesh bishtin si klysh i rrahur. Sa te shkosh mbrapa padronit tend, fundin e tenxheres do hash po he

    Përgjigju
  • Populli: 19/02/2019 21:46

    Burgu lulash Burgu te erdhi

    Përgjigju
  • Nardi: 19/02/2019 21:05

    Dështove o Lul.Edhe të enjten nuk ke fuqitë bësh asgjë.Nuk të ndjek kush përveçse disa të moshuar të gënjyer dhe të lodhur.

    Përgjigju
  • Rruqja: 19/02/2019 19:45

    E dhelper e dhelper gati e ke dhe ti vizen si Babai i yt qe nuk e kuptoj si rron mbi toke turp i madh qe nje Kriminel i Sh.B. A.ka udheheq prej 27 vjet Shqiperine e gjore tani sht ne keye i biri shalngjitur dhe po shpall luft Amerikes .Beni cfar te doni po puplli do tja veje koqet ne b88e mos sot neser .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD