Thirrjet e Berishës gjatë fushatës, Basha: Revolucionit të tij i doli boja, duhet plan realist! Jam kundër bashkimit mekanik të PD, s'ka garanci për fitore

Ish kryetari i PD, Lulzim Basha ka ironizuar thirrjet e Sali Berishës për revolucion gjatë fushatës së 14 majit duke thënë se “i doli boja, por duhet plan realist”. Teksa Gazment Bardhi zhvillonte takime për riorganizimin e PD, Basha e dha mesazhin e tij nga takimi me të rinjtë në Berat duke thënë se është kundër çdo bashkimi mekanik të PD.

“Duhet një plan realist. Boll më me revolucion, i doli boja. Jam kundër çdo bashkimi mekanik të PD. Nuk ka garanci për fitore, madje për zhytje më të thellë në humbje”, tha Basha gjatë një takimi me të rinjtë në Berat.

Ish-kreu i PD-së propozon që të hiqet neni në kushtetutë “që deputeti nuk mban përgjegjësi për ato që thotë”. Basha përsëriti si propozim të dytë “vettingun e politikanëve” që sipas tij po pengohen nga PS-ja dhe PD-ja e drejtuar nga Berisha. Një propozim tjetër i Bashës ishte kufizimi i mandateve të Kryeministrit.

“Ta mbajnë telefonin e hapur për t’ju përgjigjur problemeve tuaja. Duhet të kërkojë ndihmë për gjithçka që ju keni nevojë për ndihmë. Listat e hapura janë të domosdoshme për të dalë nga ky qerthull. Edhe këto nuk do të japin rezultatet e duhura nëse nuk bëhet vetting i politikanëve.

Deputeti duhet të mbajë përgjegjësi. Ne kemi një nen në kushtetutë që thotë “deputeti nuk mban përgjegjësi për atë që thotë”. Edhe një deputet mban përgjegjësi. Ka mbetur nga koha e komunizmit, e bënë që t’i hiqnin frikën deputetëve, 33 vite para. Tani me këtë abuzohet. Deputeti duhet të mbajë përgjegjësi, nëse bën një denoncim, nëse nuk është i vërtetë, shkon në prokurori.

Janë bashkuar nga të dy anët e politikës për të ndaluar vettingun e politikanëve. Këta njerëz që marrin përsipër që të drejtojnë institucionet kryesore të shtetit, duhet të tregojnë nëse e justifikojnë dot pasurinë e tyre apo jo. Politikanët nuk e bëjnë këtë transparencë, por vijojnë të akuzojnë njëri-tjetrit. Propozimi ka 2 vite në Parlament.

Propozimi i tretë ka të bëjë me diçka tjetër, si mundet ne t’i ofrojmë mundësinë njëri-tjetrit, kur ne rrimë aty. Riciklimi i politikës është i nevojshëm. Kryeministri pa limit është e papranueshme, duhet të marrë fund. Pushteti pa limit favorizon korrupsionin. Me një ligj të duhur për referendume, nuk kemi pse kthejmë sytë gjithmonë nga Parlamenti, pasi mund të kalojmë edhe vetë një ligj. Pas 14 majit unë e prek kudo që ka dëshpërim”, u shpreh Basha.

Pas disfatës së 14 majit, Lulzim Basha është kthyer në politikën aktive dhe spekulohet se mund të garojë sërish për kreun e PD por ende nuk ka një konfirmim se cila do të jetë lëvizja e radhës e ish kryedemokratit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:32
Basha flet për marrëveshjen e 17 majit me Ramën: Ishte transparente, u bë me ndërmjetësimin e SHBA! Meta dhe Berisha e përshëndetën

1685990030_basha.jpg

Lulzim Basha ka folur për marrëveshjen mes tij dhe kreut të qeverisë Edi Rama në datën 17 maj 2017 duke thënë se ishte gjithçka transparente ndërsa ndërmjetësues ishin SHBA. Për sulmet e Sali Berishës shprehet se fillimisht e përshëndetën por pastaj e sulmuan për shkak të prishjes së interesave të tyre.

“Marrëveshja e 17 Majit është marrëveshje transparente. Marrëveshja u publikua nga PD dhe PS me të gjitha pikat. U duartrokit në unanimitet.

U përshëndet nga Sali Berisha, Ilir Meta, Jozefina Topalli, Besnik Mustafai. Por pas kësaj marrëveshje disa anëtarë nuk u rikandiduan, nuk ishin kandidatë për deputetë. Në momentin që nuk u rikandiduan, filluan: “Marrëveshja ishte e keqe”, “ishte në kurriz të demokratëve”. Sa kohë ishte në interes të tyre ishin promotorë të marrëveshjes. Kur nuk u rikandiduan filluan t’i binin PD-së. Marrëveshja ishte me ndërmjetësimin e SHBA.

 Ishte ndërmjetësuar nga i dërguari i SHBA. I dërguari tha kush refuzon do ketë pasoja. Edhe sot 6 vite pas marrëveshjes së 17 Majit vazhdojnë me industrinë e baltës dhe gënjeshtrave. E meta ime është se besoj te integriteti njerëzor te këta njerëz. Por këta njerëz janë pa integritet. Nuk ka pasur kurrë një marrëveshje të fshehtë. U publikua që në orën 5”, tha Basha.

 

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Teri: 06/06/2023 13:24

    O Luli ne cfare shpie e ke lene takimin tjeter me Taulant Ballen ? Na thuaj te vijme te japim nje dore lale !!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

 Fundjavë me shi e borë, vijon dhe i ftohti! Parashikimi i motit

Fundjavë me shi e borë, vijon dhe i ftohti! Parashikimi i motit