Thomas Tuchel prezantohet te Bayern Munich me 2 kërkesa: Ky klub e ka në ADN përkushtimin për trofe

Thomas Tuchel prezantohet te Bayern Munich me 2 kërkesa: Ky klub e ka në ADN përkushtimin për trofe

Thomas Tuchel në prezantim (qendër)

Thomas Tuchel është trajneri i ri i Bayern Munich në Bundesligë. Me kontratë deri verën e 2025, 49-vjeçari zëvendëson në stol të shkarkuarin Julian Nagelsmann. Në prezantimin para medieve, Tuchel ka thënë se bavarezët e kanë në ADN fitoren e trofeve, me idetë e teknikut që janë të qarta. Pas 127 ndeshjeve në krye të PSG-së dhe 99 në krye të Chelsea, Tuchel rikthehet në Bundesligë pasi më herët ka drejtuar Augsburg, Mainz dhe Borussia Dortmund.

"Kur nënshkruan një kontratë me FC Bayern, është një nder i madh. Falenderimet e mia, për besimin që treguan tek unë shkojnë për Oliver Kahn, Hasan Salihamidzic, Herbert Hainer dhe Uli Hoeness. Kur punon jashtë vendit për një kohë të gjatë, bëhesh edhe më i vetëdijshëm për rëndësinë e Bayern. ADN-ja e klubit ka të bëjë me përkushtimin. Bayern ka të bëjë me fitoren, gjithashtu me mënyrën e fitores. Skuadra është një nga skuadrat më të talentuara dhe më të mira në Evropë. Unë me të vërtetë pres që të ecim përpara me këtë skuadër”, deklaroi trajneri mes të tjerash.

Menjëherë pas zyrtarizimit në krye të bavarezëve, tekniku ka nisur punën për merkaton e verës. Sipas raportimeve të medieve gjermane trajneri ka kërkuar blerjen e portierit Edouard Mendy dhe atë të mesfushorit Mateo Kovacic. Të dy pjesë e Chelsea-t tashmë, janë trajnuar nga Tuchel pikërisht në radhët e “Bluve”.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Po rriten pensionistët por jo pensionet

Po rriten pensionistët por jo pensionet