'Thuajini jo fillimeve dhe marrëdhënieve të reja në dashuri...', ja çfarë kanë parashikuar yjet për ditën e sotme

'Thuajini jo fillimeve dhe marrëdhënieve të reja në dashuri...', ja çfarë kanë parashikuar yjet për ditën e sotme

Dashi

Sot me katrorin e formuar nga  Mërkuri-Plutoni dita do t’ju sjellë shumë shqetësime emocionale dhe mendore, pasi do t’ju shkaktojë stres, trazira të brendshme, pasiguri dhe fobi!
Sigurohuni t’i mbani mirë sekretet tuaja, pasi rrezikoheni të zbuloheni.

Demi

Jepini përparësi miqësive tuaja sot, por pa qenë  kërkues, nervozë dhe dogmatikë ndaj tyre, sepse do të shkaktoni keqkuptime dhe tensione!

Në aspektin profesional, do të keni disa mosmarrëveshje dhe tensione me kolegët dhe bashkëpunëtorët!
Financiarisht, do të keni shpenzime të papritura që nuk i prisnit!

Binjakët

Binjakë të dashur, me formimin e katrorit Mërkur-Pluton, duhet të kufizoni spontanitetin, egocentrizmin dhe arrogancën, në mënyrën se si argëtoheni dhe se si komunikoni me kolegët në punë.

Jini të përkushtuar, pasi besimi dhe stabiliteti midis jush dhe partnerit  janë lëkundur, pas disa zbulimeve dhe zhgënjimeve!

Gaforrja

Të dashura gaforre, mos nxitoni kur udhëtoni me makinë dhe organizohuni më mirë nëse planifikoni të udhëtoni!

Nëse jeni të fejuar, nevoja juaj për vëmendjen e pandarë të partnerit tek ju kthehet në fiksim dhe ju çon në shpërthime dhe kërkesa jo-racionale, të cilat do të sjellin tensione në marrëdhënie!

Luani

Thuajini jo humbjeve të kota dhe shpenzimeve të panevojshme sot.

Nga ana profesionale, mund të ketë disa keqkuptime të vogla komunikimi.
Nëse jeni të dashuruar, mos shkaktoni grindje dhe tensione, për arsye xhelozie.

Virgjëresha

Virgjëreshë e dashur, sot është padyshim një ditë kritike për shumë nga fushat e rëndësishme të jetës suaj dhe për të gjitha marrëdhëniet tuaja ndërpersonale!

Disa persona,  përmes kontakteve, shoqërimeve dhe takimeve, mund t’ju zhgënjejnë dhe acarojnë!

Peshorja

Të dashura  Peshore, edhe nëse ndiheni të lodhur, do t’ju duhet të veproni me logjikë, praktikë dhe organizim, në mënyrë që të shpëtoni nga pasiguritë dhe stresi!

Nëse jeni të dashuruar, mund të kaloni një situatë tensioni me partnerin tuaj sot, kryesisht për shkak të këmbënguljes tuaj, për të analizuar çdo detaj që ju shqetëson në lidhje me të dhe për ta kritikuar.

Financiarisht, do të ketë humbje për shkak të detyrimeve të papritura!

Akrepi

I dashur Akrep, sot keni nevojë për vëmendje të veçantë në çështjet e kontakteve dhe marrëdhënieve ndërpersonale.
Bëhuni gati për disa zhgënjime, të cilat për shkak të optimizmit tuaj të tepërt sot!

Nëse jeni të dashuruar, duhet të kufizoni tendencën tuaj për revoltë  dhe grindje, në mënyrë që të mos prishni atmosferën e qetë të marrëdhënies tuaj.

Shigjetari

Të dashur Shigjetar,  çfarëdo lloj  sfide që do të hasni sot, përpiquni të qëndroni të qetë.
Nëse jeni të dashuruar, mund të ketë tensione në lidhjen tuaj, por kjo nuk do të thotë që ju duhet të shkoni në ekstreme dhe të shkaktoni përçarje dhe zënka!

Në fushën e karrierës, patjetër që duhet të shmangni gabimet, të cilat mund të ndikojnë në stabilitetin e punës tuaj! Financiarisht, do keni shpenzime të papritura për detyrimet familjare!

Bricjapi

Sot planetët janë në anën tuaj. Sigurisht, duhet te jeni të rezervuar në disa çështje në mënyrë që mos zhgënjeheni më vonë.

Nëse jeni të beqarë, thuajini jo fillimeve dhe marrëdhënieve të reja në dashuri, mos u besoni fjalëve të mëdha dhe mos u emociononi me njohjet e reja.

Në fushën e karrierës, thuajini  jo thashethemeve dhe sekreteve!

Ujori

Të dashur Ujor, sot zgjohen disa pasiguri në lidhje me arritjet tuaja, vlerat dhe të dhënat tuaja dhe kjo mund t’ju shtyjë në sjellje agresive dhe tepër kërkuese ndaj njerëzve me të cilët do të shoqëroheni!

Në aspektin profesional duhet të jeni aktiv, sepse aktualisht jeni duke vepruar shumë ngadalë.

Peshqit

Të dashur Peshq, sot do të kuptoni përmes ngjarjeve dhe situatave se ka ardhur koha të rishikoni menjëherë objektivat tuaja.

Duhet të pranoni ndryshimet dhe zhvillimet e mundshme që po vijnë  në çdo fushë të jetës tuaj!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ilir Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të paidentifikuar kanë vjedhur hard disc në zyrën e Partisë së Lirisë

Ilir Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të paidentifikuar kanë vjedhur hard disc në zyrën e Partisë së Lirisë