Thyen derën e dyqanit dhe vodhën celularë dhe pajisje elektronike, arrestohet 19 vjeçari në Shkodër, hetohet bashkëpunëtori i mitur

Thyen derën e dyqanit dhe vodhën celularë dhe pajisje elektronike, arrestohet 19 vjeçari në Shkodër, hetohet bashkëpunëtori i mitur

Pamje të siguruara nga kamerat e servisit celular

Një 19 vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës si autor i vjedhjes së një servisi celularësh në qytet. Ngjarja ka ndodhur në datën 6 dhjetor të këtij viti, ku 19 vjeçari duke thyer derën e biznesit ka mundur të hyjë në dyqanin ku ka marrë disa celularë dhe pajisje të tjera elektronike. Përveç 19 vjeçarit, XH.B policia ka vënë nën hetim edhe një 17 vjeçar i cili akuzohet si bashkëpunëtor në ngjarje, pasi në momentin që është bërë e mundur thyerja e derës së biznesit, të dy të rinjtë kanë hyrë dhe kanë vjedhur pajisje elektronike.

Pas kontrolleve të kryera të banesat e dy të rinjve, përveç pajisjeve elektronike të vjedhura, janë gjetur edhe sasi të lëndëve narkotike.

“Në vijim, në kuadër të operacionit “Shop”, është ushtruar kontroll në banesat e këtyre shtetasve, ku janë gjetur 9 aparate celulare të markave të ndryshme, pajisje të tjera elektronike, një pistoletë manovër, si dhe një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza”-thuhet në njoftim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot