PD denoncon kryebashkiakun e radhës: Malaj i dënuar për armëbajtje pa leje. KQZ: E ka deklaruar! (VIDEO)

TIRANË- Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi me anë të një deklarate në seli i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme verifikimin e të kaluarës të isht -gardistit Agron Malaj, që sot është kryetar bashkie në Burrel i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Megjithëse sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Agron Malaj e ka deklaruar dënimin e tij dhe kjo nuk përbën kusht për mosregjistrimin si kandidat në zgjedhje, PD hedh akuza duke pretenduar të kundërtën.

" Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, referuar pikës 2, paragrafi i fundit, të Kreut V të vendimit nr.17/2016 të Kuvendit konstaton se dhënat e deklaruara nuk përbëjnë kusht për mosregjistrimin si kandidatit sipas ligjit 138/2015. Gjithashtu KQZ ka bërë publikimin e formularëve të vëtëdeklarimit në faqen zyrtare të internetit. Referuar nenit 33, gërma f të Kodit Zgjedhor, Komisioni i Zonës së Administrimin Zgjedhor ka kompetencën për regjistrimin e kandidatëve për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore, në ato bashki të cilat administrohen nga një KZAZ" thuhet në vendimin e KQZ për verifikimin e Formularit të Vetdeklarimit të Agron Malajt.

 Sipas Bardhit, Agron Malaj rezulton se ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar në një funksion publik pasi sipas tij është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për armëmbatje pa leje dhe sipas ligjit për demkriminalizimin i ndalohet kandidimi për jetë në një funksion publik. 

Agron Malaj

Bardhi publikoi edhe vendimin e Gjykatës, ku në të thuhej se Malaj ishte dënuar 10 muaj heqje lirie. 

“Sot PD i ka kërkuar zyrtarisht prokurorisë verifikimin e të kaluarës kriminale të Edi Ramës së Matit. Agron Malaj i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për armëmbajtje pa leje dhe i ndalohet kandidimi përjetë për një funksion publik. PD i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme dhe më pas KQZ të veprojë pa asnjë vonesë për administrimin e vendimit zyrtar të gjykatës së Matit dhe heqjen e mandatit për kreun e bashkisë së Matit Agron Malaj”, tha Bardhi.

Dokumenti i vendimit për dënimin e Agron Malaj

Kujtojmë se ky është rasti i pestë që PD denoncon pas atij të Shkodrës, Vorës, Baut të Dejës dhe Mallakastrës.

"Sot Partia Demokratike i ka kërkuar zyrtarisht Prokurorisë së Përgjithshme verifikimin e të kaluarës kriminale të Edi Ramës së Matit. Agron Malaj rezulton se ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar në një funksion publik. Ai është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për armëmbajtje pa leje, dhe sipas ligjit për dekriminalizimin, i ndalohet kandidimi përjetë në një funksion publik. Ky është rasti i pestë pas atij të Shkodrës, Vorës, vaut të Dejës dhe Mallakastrës, që konfirmon se Edi Rama ka ardhur në pushtet falë mbështetjes së krimit dhe ndan pushtet me krimin. Ky është vendimi i Gjykatës që konfirmon dënimin me vendim gjyqësor të formës së prerë të Agron Malajt, të kandidatit të Edi Ramës për Bashkinë e Matit. Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme dhe më pas Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të veprojë pa asnjë vonesë me administrimin zyrtar të vendimit të Gjykatës së Matit dhe për heqjen e menjëhershme të mandatit për Kryetarin e Bashkisë së Matit, Agron Malaj. Sot është koha që ligji të veprojë, dhe është koha që Edi Rama të mos fshihet pas Agron Malajt, Qerim Ismailajt, Valdrin Pjetit, Agim Kajmakut apo Mark Babanit por të dalë dhe të marrë përgjegjësi dhe t’u shpjegojë qytetarëve shqiptarë se përse alternativa e tij e vetme është krimi. Përse kandidon në bashkitë bastion të Partisë Demokratike individë me të shkuar kriminale, përse tenton të fusë në politikë individë me të shkuar kriminale." tha Bardhi. 

( Kliko këtu ) Shkresa e plotë e PD

 

( Kliko këtu ) Vendimi i plotë i KQZ për Agron Malaj

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 17/01/2020 11:44

    Ore qorr idiot Filloje nga P.D ,qe vodhi Shqipetaret dhe pasurine Kombetare Qeka aq keq gjendja pse kane bere burg per ca droge or thana te pa pjekura Shko zhytu me ato Kodoshlere qe te mashtrojnbe ty qe te flasesh si Tallagjar

    Përgjigju
  • Meta: 16/01/2020 16:06

    BARDH ZIU SHIKOJI TE ZEZAT NE SREKRETRISNE TENDE ORE!KU E KE SALON,BASHEN,RISTANIN,NISHANIN, ALIBEJEN E SHUME TE KRIMINALIZIAUR TE TJERE QE.FATKEQESISHT DREJTOJNE PD,SUBJKETIN ME TE KRIMINALIZUAR NE RAJON.QE KA DEMTUAR SHQIPTARET DHE SHQIPERINE,LERI ATA QE SHQIPTARVE SA TE ZITE E THONIT NUK JU KANE BERE TE KEQE.

    Përgjigju
  • Shiku: 16/01/2020 15:07

    Keta monstrat e PD-se e kane shume per zemer spiunimin,tamam SHIKU,shikoni Babalet qe keni ne radhet tuaja,ptu rrace e ndyre.

    Përgjigju
  • Drejtesia: 16/01/2020 12:52

    Po me ate skuthin e bashkise mallakaster car u be.a u zhduk ai lloj plehu.

    Përgjigju
  • Goni: 16/01/2020 12:17

    Meqe paska qene i denuar, pse e E titulloi Oficer te larte ne Garde, pa e verifikuar, partia demokratike Dhe min brendshem 2006 deri me 2013 qe me pas e la vete punen!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Aktivistja provokon Alec Baldwin: Thuaj ‘Palestina e lirë’! Aktori s’përmbahet e godet me grusht

SHBA/ Aktivistja provokon Alec Baldwin: Thuaj ‘Palestina e lirë’! Aktori s’përmbahet e godet me grusht