'T'i tregojmë vendin Turqisë', Erdogan i përgjigjet Marcon: Franca do marrë përgjigjen e duhur, nëse guxon të veprojë

'T'i tregojmë vendin Turqisë', Erdogan i përgjigjet Marcon: Franca do marrë përgjigjen e duhur, nëse guxon të veprojë

Presidenti i Francës, Emmanuel Marcon ka komentuar edhe njëherë tensionet mes Greqisë dhe Turqisë.

Përpara një samiti të shteteve mesdhetare të BE-së, Macron tha: "Ne duhet të jemi të ashpër me qeverinë turke dhe jo me popullin turk, i cili meriton më shumë se qeveria Erdogan."

Për këto komente, ka reaguar zëdhënësi i Erdogan, Çelik i cili tha: "Duke iu referuar mizorive të zbuluara pas tërheqjes së kryekomandantit libian Khalifa Haftar mbështetur nga Macron, ai është përgjegjës për varret masive të Haftar. Macron tani po përpiqet të luajë lojën koloniale në Mesdheun Lindor duke përdorur Greqinë.”

Turqia ka mbështetur qeverinë e njohur ndërkombëtarisht Libiane të formuar pas rrëzimit të 2011 në Muammar Gaddafi, ndërsa Macron ka mbështetur Haftar, një komandant lufte, forcat e të cilit tani janë në tërheqje.

Zëdhënësi i partisë në pushtet, Omer Çelik, i cili u shpreh se edhe Turqia do t’i tregojë vijën e kuqe Macronit në Mesdhe dhe Franca do të marrë përgjigjen e duhur.

Ndërkohë tensioni në rajon vijon, mediat greke shkruajnë se Franca i ka shitur një fregatë dhe i ka dhënë dy të tjera me qira Greqisë.

Ndërkaq Turqia po përgatitet të ndezë motorët e anijes tjetër sondazh për kërkime në Mesdhe.

Veç Oruc Reisit e Barbarosit, do të jetë në aksion edhe anija tjetër Kanuni, ndërsa pritet sërish zgjatja e afatit për kërkime.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Banorja e Big Brother Vip, Françeska: Jam sulmuar nga një burrë në 9 të darkës, më gjuajti me grusht në fytyrë

Banorja e Big Brother Vip, Françeska: Jam sulmuar nga një burrë në 9 të darkës, më gjuajti me grusht në fytyrë