Fitorja 3-0 kundër Shirokës në Kategorinë e Dytë ka sjellë festë të madhe në Lezhë. Ekipi i Besëlidhjes siguroi ngjitjen një kategori më lartë, duke bërë që të shpërthejë festa. Qindra tifozë të cilët ishin në stadium nuk i rezistuan tundimit për të zbritur në fushën e gjelbër dhe për të festuar me ekipin.
“Të them të drejtën nuk ka qenë sezon i vështirë sepse ne e kishim ekipin shumë të mirë. Nuk është se patëm probleme për të fituar ndeshjen sepse ne ishim ndërtuar për dalë kampion,”-u shpreh Abaz Karakaçi, futbollist i Besëlidhjes.
“Jam i lumtur edhe për qytetin sepse u rikthye në Kategorinë e Parë dhe vitin tjetër me ndihmën e Zotit arrijmë edhe në Superligë,”-tha Ardit Hila, futbollist i Besëlidhjes.
Këtë sezon Besëlidhja ishte e papërmbajtshme në Kategorinë e Dytë, duke marrë vetëm 3 barazime, asnjë humbje dhe të gjitha fitore. Lezhjanët ndërtuan një ekip me emra të njohur që pas ardhjes së presidencës së re.
“Premtimet janë …. Ne kemi ca objektiva që të kalojmë në Superiore, por kemi shumë hapa para për të bërë. Të ecim para,”-deklaroi Pjerin Fushaj, president i Besëlidhjes.
“Jam shumë i kënaqur që bëmë një punë shumë të mirë dhe na doli në pah. Është një punë shumë e mirë jo vetëm e Plorit. E kurorëzuam edhe me një fitore në shtëpi me rezultatin 3-0 dhe e mbyll ngjitjen në shtëpi 1 javë para përfundimit të kampionatit,”-u shpreh Elvis Plori, trajner i Besëlidhjes.
Trajneri Plori e mbyll duke thënë se sezonin e ardhshëm ekipi bazën më të madhe të lojtarëve që tani në grup, pasi beson se të njëjtën lojtarë janë të aftë ta ngjisin Besliëdhjen në Superligë.
Komente









