'Tifozi' me pankartën 'Rama Ik' një prej aktivistëve më të flaktë të PD-së! Në çdo protestë që opozita i 'rrëmbeu' qytetarëve

'Tifozi' me pankartën 'Rama Ik' një prej aktivistëve më të flaktë të PD-së! Në çdo protestë që opozita i 'rrëmbeu' qytetarëve

Gentjan Gjonaj një prej të rinjve që ngritën pankartën 'Rama Ik' është një aktivist i flaktë i PD i cili merr pjesë në çdo tubim të shoqërisë civile, duke u prezantuar si mbështetës i tyre. Ai është i njohur si një mbështetës i flaktë i opozitës. Ai u vu në hetim nga policia për protestën e dhunshme të opozitës të organizuar nga opozita para Kuvendit në shkurt të këtij viti.

Ai është shfaqur edhe në protesën e banorëve të Astirit, edhe pse ai nuk preket nga projekti i Unazës së Re, pasi nuk jeton fare në atë zonë. Ai u arrestua si një ndër presonat aktivë që dhunuan forcat e Policisë Bashkiake, në protestën e banorëve të Astirit, që ende vijon.

Është arrestuar më herët nga policia për protesta të dhunshme, ku në vitin 2015, deputetët demokratë i dolën në mbështetje duke thënë se u prangos pasi ka bërë këngë kundër kryeministrit Edi Rama.

Gjonaj ka qenë i arrestuar edhe për dhunën në protestën e opozitës ndaj kantierit të ndërtimit të këndit të lojërave në Parkun e Madh të Liqenit në vitin 2016.

Po ashtu, është arrestuar dhe hetuar edhe për ngjarjet e dhunshme në një tjetër protestë të opozitës, ndaj bunkerit pranë Ministrisë së Brendshme.

Madje, ka qenë pjesëmarrës edhe në protestën kundër vendosjes së traut të taksës së Rrugën e Kombit apo edhe në bllokimin e rrugës në afërsi të Dajtit, të gjitha protesta të organizuara nga PD.


Lajmi kryesor:

Zbulohen aktivistët e FRPD me pankartat 'Rama ik' në stadium, 'tifozi' i flaktë në çdo protestë të opozitës /VIDEO


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund