Superliga shqiptare e futbollit mbylli të hënën raundin e 17-të. Është Egnatia që kryeson renditjen me 30 pikë, një më shumë se Partizani që humbi me Bylisin në Ballsh.
Në ‘Air Albania’ Tirana dhe Teuta barazuan 0-0. Bardheblutë sigurojnë barazimin e 12-të në kampionat dhe të katërtin radhazi. Tirana me 18 pikë mban vendin e shtatë, një pikë më shumë se zona e ftohtë.
Raundi i 18-të luhet fundjavën që vjen, të shtunën dhe të dielën.
Superliga, raundi 18-të:
E shtunë, 14 dhjetor 2024
Dinamo – Tirana
Vllaznia – Laçi
Partizani – AF Elbasani
E diel, 15 dhjetor 2024
Skënderbeu – Bylis
Teuta – Egnatia
Renditja: