Tirana me hap kampioni, e nis aty ku e la! Kukësi tre pikë në limite, Vllaznia nuk kursehet në Vlorë

Sot më 3 qershor, 74 ditë pas ndërprerjes për shkak të koronaviurist, rinisi Superliga me shumë peripeci deri në minutën e fundit. Për shkak të lojtarit të Bylisit që dje rezultoi pozitiv me koronavirus, takimi me Tiranën rrezikoi të mos zhvillohej në momentin teksa lojtarët zbrisnin në fushë. Një përfaqësues i autoriteve shëndetësore mbërriti në 'Adush Muça' e kërkoi që sfida të anulohej, por në fund u arrit marrëveshja.

Përsa i përket rezultateve Tirana e ka nisur aty ku e ka lënë, duke marrë një fitore pa shumë diskutime me rezultatin 1-3 kundër Bylisit. Bardheblutë e drejtuar nga Egbo realizuan që në minutën e 26 me Kobinah që ekzekutoi në ajër një pas të bukur. Pa u mbyllur pjesa e parë Tirana që këtë sezon duket shumë pranë titullit realizoi golin e dytë me Idriz Bathën, që nuk fali me penallti.

Në fraksionin e dytë të lojës Bylis, që në këtë takim luajti jo pa peripeci, arriti të shkurtonte rezultatin dhe të ngjallte shpresat për pikë, por nuk kaluan shumë deri në momentin që kapiteni Muça të realizonte golin e tretë për Tiranën.

Kukësi ndjekës e pati mjaft të vështirë të merrte tre pikët me Luftëtarin pavarësisht se në fund fitoi 2-1 në Elbasan Arena. Verilindorët kaluan në avantazh që në minutën e 8 me Gavazajn, ndërsa gjirokastritët barazuan në të 67 me penallti. U mendua se ndeshja do mbyllej në barazim dhe ti thohej lamtumirë titullit, por në minutën e 95 falë një goli mjaft të bukur të Abazajt u vulosën tre pikët.

Në takimet e tjera Laçi barazoi 1-1 me Teutën, ndërsa Flamurtari u mposht 1-3 nga Vllaznia.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS