Tirana më sytë nga Sofja, eurodeputeti bullgar: Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria të rinisin bisedimet, e vetmja mënyrë për heqjen e vetos për integrimin

Eurodeputeti bullgar Ilhan Kyçyk

Eurodeputeti bullgar, Ilhan Kyçyk e shikon vijimin e bisedimeve mes vendit të tij dhe Maqedonisë së Veriut si të vetmen mënyrë që kësaj të fundit t’i hiqet veto nga Bullgaria për integrimin në BE. Kyçyku gjatë një vizite në Maqedoninë e Veriut  tha se të dy vendet duhet të krijojë një qeveris stabël dhe më pas të rinisin sërish bisedimet për zhbllokimin e situatës.

“Duhet të ketë qeveri stabile në Maqedoni të Veriut dhe shumicë stabile në Bullgari që të mund të kthehemi në tavolinën e bisedimeve. Marrëveshja e vitit 2017 jep perspektivë të qartë për fqinjësi të mirë dhe anëtarësim në BE. Marrëveshja bazohet në besim të ndërsjellët. E vetmja mënyrë për të ruajtur atë besim është të kthehemi në tavolinën e bisedimeve. I inkurajoj të gjitha forcat të cilat angazhohen për të ardhme Euro atlantike të rajonit të bëjnë këtë. Nuk kemi nevojë që njëri nacionalizëm ta nxis tjetrin. Kur ka nacionalizëm në Shkup, ngrihet nacionalizmi në Sofje”, u shpreh Kyçyk

Bullgaria, shtet anëtar i BE-së, në nëntor të vitit 2020 ka vendosur veto ndaj Maqedonisë së Veriut, për shkak të mosmarrëveshjeve që kanë të bëjnë me gjuhën dhe identitetin. Sofja pranon gjuhën dhe identitetin maqedonas, por vetëm pas vitit 1945, para kësaj periudhë, ato, sipas saj, kanë pasur “rrënjë bullgare”.  Kjo ka sjellë bllokim të procesit të integrimit jo vetëm të Maqedonisë së Veriut, por edhe Shqipërisë, pasi vetoja e Sofjes për Shkupin bllokon edhe Tiranën në rrugën drejt BE-së.

Bullgaria ishte nën presionin ndërkombëtar për të zhbllokuar fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. SHBA dhe Gjermania i kanë kërkuar Sofjes të gjente një kompromis dhe të zgjidhte situatën. Deri tani nuk ka një tërheqjen të Bullgarisë nga veto e saj, por ka një kërkesë të saj që Shqipëria të shkëputet për procesin e integrimit në BE nga Maqedonia e Veriut dhe ato të mos trajtohen më së bashku.

I.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet që Basha e Berisha të garojnë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e pjesshme vendore?



×

Lajmi i fundit

John

Akuzohen për pastrim parash, kunati dhe shoferi i Rezart Taçit lihen në burg! Gjykata refuzon t’i lirojë, ish-bosi i naftës ende në arrati