Përplasje rreth 'Air Albania', 25 të shoqëruar! VIDEO ekskluzive, momenti kur tifozët boshnjakë përleshen me policinë, një efektiv i plagosur

Tifozët boshnjakë kanë sjellë dhunën në Tiranë, në ambientet e jashtme të stadiumit ‘Air Albania’. Ishin rreth 250 tifozë që erdhën  për të parë ndeshjen e parë të Tiranës përballë Zrinjski Mostar në turin e parë të Conference League, që përfundoi me rezultatin 0-1. Report Tv ka siguruar videon ekskluzive të momentit kur tifozët boshnajkë përplasen me efektivët.

Gazetari i Report Tv Ernest Koçi ka ndjekur nga afer ngjarjen dhe ka raportuar se pavarësisht se morën fitoren, tifozët boshnjakë janë përplasur me efektivët, të cilët i kanë shpërndarë duke hedhur gaz lotsjellës pasi tifozët po lëshonin karrige dhe shishe uji ndaj uniformave të policisë. Për pasojë mbetën të plagosur një efektiv dhe një tifoz, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Qytetarët që po qëndronin në lokalet jashtë stadiumit janë ngritur të tmerruar ndërsa disa prej tyre duken me fëmijë në duar që përpiqen të largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Më pas ka nisur shoqërimi i disa tifozëve në polici. Kishte edhe një moment kur tifozët boshnjakë zgjodhën të tërhiqeshin duke bërtitur para policisë "Të lutem mjaft".

Gazetari Ernest Koçi bën me dije ser asyeja e përplasjes është se gjatë daljes së tifozëve, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë për të shoqëruar disa tifozë të ekipit të Bosnje Hercegovinës, të cilët gjatë zhvillimit të ndeshjes kanë hedhur sende të forta dhe lëndë piroteknike. Gjatë momentit të shoqërimit të tyre, pjesa tjetër e tifozëve të këtij ekipi, ka kundërshtuar me forcë dhe me sende të forta punonjësit e Policisë, për të mos lejuar shoqërimin e tyre.

Kujtojmë se goli që vulosi ndeshjen Tirana - Zrinjski Mostar u realizua në pjesën e parë nga Bilbijë në minutën e 12 me penallti. Gjithsesi Tirana do synojë përmbysjen në ndeshjen e kthimit që luhet të enjten e ardhshme në Bosnje. Kjo është humbja e dytë radhazi për kampionët e Shqipërisë në Kupat e Europës pasi një jave me parë e eliminoi Dudelange nga kualifikueset e Champions League. Në stadiumin ‘Air Albania’ ishin rreth 250 tifozë nga Bosnja. Ndërsa në krahasim me ndeshjen e një jave më parë mes Tiranës kundër Dudelange, sot kishte  më pak tifozë të bardhebluve pasi mund të jenë zhgënjyer nga eliminimi në turin e parë të Champions League.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:22
Ndeshja Tirana-Zrinjski Mostar, përplasje mes tifozëve jashtë stadiumit ‘Air Albania’

 

Përplasje mes tifozëve në ambientet e jashtme të stadiumit ‘Air Albania’, pas ndeshjes së Tiranës me për Conference League përballë Zrinjski Mostar. Mësohet se shkak i përplasjes janë bërë tifozët boshnjakë.

Ora 22:26
VIDEO/ Pas ndeshjes në ‘Air Albania’, tifozët boshnjakë përplasen me policinë

 

Pas përfundimit të ndeshjes në stadiumin ‘Air Albania’, tifozët boshnjakë janë konfrontuar me policinë.

Ora 22:29
Tifozët boshnjakë përplasen me policinë pas ndeshjes, një efektiv i plagosur

 

Një efektiv ka mbetur i plagosur pas përleshjes së tifozëve boshnjakë me policinë jashtë stadiumit ‘Air Albania’.

Ora 22:29
Përplasja me policinë pas ndeshjes në 'Air Albania', shoqërohen disa tifozë boshnjakë! Plagosen disa efektivë policie

 

Shoqërohen disa tifozë boshnjakë pas ndeshjes së Tiranës përballë Zrinjski Mostar. Pas përplasjes mes tifozëve, ka ndërhyrë policia por nuk ka ndaluar dot përshkallëzimin e ngjarjes derisa nisi shoqërimin e tifozëve. Nga përleshja janë plagosur edhe disa efektivë policie ndërsa ka mbërritur ambulanca për t'i dhënë ndihmën e parë. 

Ora 22:36
Ekskluzive/ Report Tv siguron VIDEON, ja momenti kur tifozët boshnjakë përplasen me policinë jashtë stadiumit 'Air Albania'

 

Report Tv ka siguruar pamjet e tifozëve boshnjakë që janë përplasur me policinë jashtë ambienteve të stadiumit ‘Air Albania’.

Ora 23:02
U përplasën me policinë, pas sherrit tifozët boshnjakë-efektivëve: Të lutem mjaft (VIDEO)

 

Pasi u përplasën me policinë, Report Tv sjell një video të tifozëve boshnjakë të cilët i thonë policisë ‘Të lutem mjaft’.

Ora 23:05
Përleshja me policinë jashtë ‘Air Albania’, tifozët boshnjakë gjuajnë me karrige dhe shishe uji

1658262644_Screenshot3.jpg

Pavarësisht se morën fitoren, tifozët boshnjakë janë përplasur me tifozët bardheblu ndërsa më pas kanë ndërhyrë forcat blu për të ndaluar përshkallëzimin e ngjarjes. Por tifozët boshnjakë nuk kanë hezituan të godisnin me karrige dhe shishe uji që i kanë lëshuar ndaj uniformave të policisë, disa prej të cilëve mbetën të plagosur.   

Ora 23:09
Përplasja e tifozëve jashtë ‘Air Albania’, del VIDEO një prej tyre i shtrirë në tokë i plagosur

 

Tifozët boshnjakë janë përplasur me ata të Tiranës, ndërkohë që ka pasur edhe ndërhyrje nga policia. Tifozët boshnjakë janë përplasur edhe me efektivët. Report Tv sjell video të një tifozi të plagosur, i cili është shtrirë në tokë.

Ora 23:23
Përleshja mes tifozëve, policia i shpërndan me gaz lotsjellës

1658265905_Screenshot4.jpg

Policia i ka shpërndarë tifozët të cilët u përleshen jashtë stadiumit ‘Air Albania’ me gaz lotsjellës.

Ora 23:30
Përleshja në ‘Air Albania’, 25 tifozë boshnjakë të shoqëruar, kundërshtuan me forcë efektivët e policisë! Ja shkaku i përplasjes

 

Policia ka dhënë detaje nga përplasja e tifozëve boshnjakë me efektivët. Policia thotë se janë shoqëruar 25 tifozë boshnjakë, pasi kanë kundërshtuar me forcë policët. Policia thotë se i kanë kundërshtuar pasi efektivët kanë tentuar të shoqërojnë disa prej tifozëve boshnjakë të cilët kishin hedhur në fushën e ndeshjes sende të forta dhe lëndë piroteknike.

“Më datë 19.07.2022, në stadiumin "Air Albania", pas përfundimit të ndeshjes  Tirana-HSK Zrinjeski Mostar i Bosnje Hercegovinës, gjatë daljes së tifozëve, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë për të shoqëruar disa tifozë  të ekipit të Bosnje Hercegovinës, të cilët gjatë zhvillimit të ndeshjes kanë hedhur sende të forta dhe lëndë piroteknike. Gjatë momentit të shoqërimit të tyre, pjesa tjetër e tifozëve të këtij ekipi, ka kundështruar me forcë dhe me sende të forta punonjësit e Policisë, për të mos lejuar shoqërimin e tyre.

Shërbimet e Policisë, për të neutralizuar aktet e dhunshme të tifozëve, kanë përdorur gaz lotsjellës për t'i shpërndarë ata. Si pasojë e akteve të dhunës nga ana e tifozëve, është dëmtuar një punonjës Policie si dhe një tifoz, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Nga shërbimet e Policisë deri tani janë shoqëruar 25 tifozë. Sqarojmë opinionin publik që nuk ka pasur të shtëna me armë dhe vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në akte të dhunshme ndaj punonjësve të Policisë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

A.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • moderni: 20/07/2022 01:22

    mbytini ore ne dry boshjnaket, si na bejn si te forte ne vendin tone ata bqima

    Përgjigju
  • Tirona: 19/07/2022 23:44

    Juve ësht për tju qr se jeni rrac muti. Po skeni faj se keni gjet kto zhapikët shqiptar që bohen trrima vetëm me ne hallexhinjt. Dilni dilni bojini me nai shtet tjetër kto gjona ene e shifni

    Përgjigju
  • Ops: 19/07/2022 22:54

    Normale se conin ca polic qe mezor hecnin sot ne rruge, turp

    Përgjigju
    • A. N.: 20/07/2022 08:35

      Stadiumi ne mes te qytetit eshte nje budallallek i papare. Po te ishte ne periferi arena e perleshjeve do u perqendronte atje dhe policia mund ta menaxhonte dhe izolonte me mire situaten. Te pakten do evitohej qe te kishim skena dhune ne mes te kryeqytetit ku kalojne femije, gra, te moshuar, gangstere, etj.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës