Tirana përgatitet për të pritur shirat e vjeshtës, nis investimi në rrjetin e kanalizimeve

Tirana përgatitet për të pritur shirat e vjeshtës, nis investimi në rrjetin e kanalizimeve

TIRANË-Përveç investimeve për përmirësimin e rrjetit të ujit të pijshëm, ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, vijon intensivisht punën për sistemin e kanalizimeve, për t’u garantuar qytetarëve shërbime sa më dinjitoze.

Gjatë këtyre ditëve të nxehta të gushtit, UKT po zhvillon një investim të rëndësishëm dhe me materiale bashkëkohore në rrjetin e kanalizimeve tek "Rruga e Elbasanit", duke i dhënë fund problemeve të banorëve të kësaj zone. Një ndërhyrje shumë e nevojshme në këtë segment, ku rrjeti i amortizuar shkaktonte vazhdimisht probleme me përmbytjet në rrugë sa herë binte shi.

Grupi i punës së UKT në Bashkinë e Tiranës, po vijon punën me intensitet edhe gjstë këtyre ditëve të fundit të verës, për të shmangur njëherë e përgjithmonë problemin e vjetër, dhe për të bërë të mundur që rrjeti i ri i kanalizimeve të jetë gati për të pritur shirat e vjeshtës.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dori: 21/08/2019 00:07

    SHUME I NEVOJSHEM ESHTE KY INVESTIM,,,,,POR PO ASHTU DUHET QE RRUGET TE KENE NJE KURRIZ QE TE KULLOJE UJI NE ANE,,DHE GRILAT E PUSETAVE DUHET TE JENE 3 CM POSHTE NIVELIT TE ASFALTIT ME ASFALTIN TE PJERRET RRETH PUSETES NE FORME HINKE,,,NJE GJE E TILLE ESHTE BERE TEK BULEVARDI I RI,,,E GJITHE TIRANA DUHET TE BEHET SI TEK BULEVARDI I RI.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ekspertiza konfirmon përdhunimin e 31-vjeçarit me probleme mendore në Elbasan! 44-vjeçari pranon se e zhveshi, lihet në burg! Tjetri arrest shtëpie

Ekspertiza konfirmon përdhunimin e 31-vjeçarit me probleme mendore në Elbasan! 44-vjeçari pranon se e zhveshi, lihet në burg! Tjetri arrest shtëpie