Tirana përzgjidhet në destinacionet më të mira 2020

Tirana përzgjidhet në destinacionet më të mira 2020

Kryeqyteti i Shqipërisë nuk është ndoshta destinacioni i menjëhershëm më i arritshëm europian, pasi do t’u duhet të ndaloni në Londër apo Vjenë, por ai është një nga më interesantët, shkruan gazeta e njohur irlandeze ”Irish Times” për Tiranën.

”E quajtur ndryshe edhe ‘Kroacia e re’, Shqipëria doli nga Perdja e Hekurt me bukuri historike dhe artistike, falë kjo edhe artistit të shndërruar në kryetar bashkie dhe më pas në kryeministër, Edi Rama”, shton ”Irish Times”.

”Ndërtesat sovjetike në Tiranë janë pikturuar shkëlqyeshëm si një rikthim modern, ndërsa struktura e saj simbol, Piramida e Tiranës, do të rihapet si një hapësirë publike në vitin 2020”, përfundon gazeta, ku rendit edhe një numër vendesh të tjera në botë, që duhen vizituar në vitin 2020. Mes tyre janë Los Anxheles, Bejruti, Hamburgu, Brindizi, Guadalahara apo Helsinki.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete