Tirana është përfshirë sot nga një mot me shi, herë pas here i dendur shoqëruar dhe me breshër i cili në disa momente për disa minuta ka zbardhur rrugët e kryeqytetit. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon që moti i paqëndrueshëm me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e rrebesheve afatshkurtra dhe shtrëngatave në pothuajse të gjithë territorin do të vijojë edhe të hënën.
Këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga një “luftë” dhe “përplasje” e qarkullimit anticiklonar me masa ajrore të lagështa veriperëndimore me qarkullimin ciklonar shoqëruar me masa ajrore relativisht të thata dhe të ngrohta jugperëndimore.
Ditën e Hënë moti do të jetë i paqëndrueshëm, me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e rrebesheve afatshkurtra dhe shtrëngatave në pothuajse të gjithë territorin. Reshjet e borës do të jenë me intensitet të ulët përgjatë maleve në veri, verilindje dhe juglindje të vendit.
Ditën e Martë moti do të jetë me kthjellime dhe alternime vranësirash, të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët në qendër dhe në lindje të vendit.
Ditën e Mërkurë, kur dhe është Shën Valentini, të Ejnten dhe të Premten moti parashikohet i qëndrueshëm me mbizotërim të motit të kthjellët, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare.
Era në pjesën më të madhe të ditëve do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina fiton shpejtësi deri 16m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4ballë. Mjegulla dhe mjegullina do të jenë prezente gjatë orëve të mëngjesit në zonat luginore dhe pjesërisht zonat e ulëta.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?
-
Po
21.8%
-
Jo
69.2%
-
Nuk e di
9%
Vota total: 156
Lajme të tjera
-
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, autobusi përplaset me bordurën anësore, mbetet i lënduar 56-vjeçari
3 Maj, 08:51
-
Zyrtare/ FSHF nuk beson te arbitrat vendas, sfidën e titullit në 'Final 4' e gjykon Anthony Taylor
2 Maj, 16:04
-
Meta i përgjigjet Gonzatos: Jemi mësuar me deklarata të tilla, argëtohemi! S'ndal sulmin ndaj SPAK: Veproni, se populli i Tiranës është i revoltuar, s'po e mbajmë dot
2 Maj, 14:56
-
E rëndë në Tiranë, 57-vjeçari i dehur bie në gropën e ashensorit dhe humb jetën
2 Maj, 14:52
-
Volejboll meshkuj/ Partizani 'kap' Tiranën në derbi, kampioni i sezonit vendoset në ndeshjen e pestë
2 Maj, 14:35
-
Nis sot Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit, Tirana mbledh piktorë nga e gjithë bota
2 Maj, 12:46
-
Ali Ahmeti 'Qytetar Nderi' i Tiranës: Na keni mbështetur! Edhe Rama në ceremoninë e bashkisë: Vetëm ai më kthente këtu! Veliaj: Politikani model
2 Maj, 12:09
-
Veliaj në SPAK dhe sulmet e Metës, Gonzato: S'komentojmë hetimet, lëreni drejtësinë të bëjë punën e vet! Mbështetja jonë e palëkundur
2 Maj, 11:30
-
‘Tempulli 3’/ Shisnin drogë në lokalet natës e afër shkollave, 20 në pranga, 10 në kërkim! Sekuestrohet 3.5 kg kokainë! Pjesë e grupit edhe Enea Sulejmani
2 Maj, 08:04
-
Sherr te Zjarrfikësja në Kavajë, zjarrfikësi nxjerr thikën të qëllojë kolegun, dëmton veten
2 Maj, 08:00
-
Lorenc Vangjel: Erion Veliaj fiton betejën me publikun! Strategjia e tij e përbashkët me kryeministrin është një kurth për opozitën
1 Maj, 22:47
-
Tirana çel 'Javët Kulturore Ndërkombëtare', Veliaj: Sot e gjithë bota ka ardhur në Tiranë, arti dhe kultura i bashkojnë njerëzit
1 Maj, 20:56