Tiranë/ 2 shkolla në anë të rrugës pa oborr, nxënësit në rrezik, fiskulturë në rrugën ku ecin makinat: Duam kushte, s’kemi një palestër

Ndodhemi në shkollën 9-vjeçare “Mustasfa Greblleshi” në sanatorium.  Është një shkollë edhe pse nuk përmbush kushtet për të qenë e tillë. Nxënësit e kësaj shkolle këtë rrugë e  përdorin si oborr dhe për të gjitha aktivitetet sportive , edhe pse përbën rrezikshmëri të lartë nga qarkullimi i automjeteve.”

Arbiani, në klasë të katërt ndan me ne këshillën  e përditshme të  prindërve të tij  “kujdes nga makinat” dhe kjo është frika më e madhe  e tij.

“Jam në klasë të katërt dhe ndihem i rrezikuar. Çfarë t’i bëjmë ne kësaj? Kjo kalon këtu para shkolle, nuk kemi çfarë t’i bëjmë, na pengon. Po në pjesën e kësaj rruge që kalojnë makinat fëmijët janë të rrezikuar, të 9-vjeçares, që kanë fushën këtu.

“Ndërsa për të pushuar kjo është hapësira e vetme.

Mungesë të mjediseve në pushim të lirë apo edhe për akitivitete sportive nuk ka as  për gjimnazistët e shkollës “Sandër Prosi” ngjitur me 9-vjeçaren “Mustafa Greblleshi".

“Mund të shtypi ndonjë automjet, sidomos për fëmijët e 9-vjeçares pasi janë të vegjël. Ka makina që lëvizin me shumë shpejtësi, ja një atje poshtë, njëri po vjen. Në gjimnaz nuk është se e kemi shumë problem, por këto të 9-vjeçares, se janë më të vegjël, është shumë rrezik me thënë të drejtën. Asgjë nuk kemi, as fusha sportive, vetëm shkollë sa me thënë që jemi në shkollë.”

Kohën kur Report Tv po kryente vëzhgimin nxënësit e një klase dhe profesorin  e edukimit fizik i gjetëm në mes të rrugës duke luajtur me top.

“Duam kushte, s’kemi as palestër, as asgjë. Vijmë në shkollë sa për t’u paraqit.”

I ngjan një parkingu por nxënësit e shkollës “Sandër Prosi” e kanë përshtatur si fushë për të lozur volejboll.

“Ishalla do të bëhet, për këta të vegjëlit, se ne mbaruam.”

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Gaza/ Shpresë për marrëveshje, delegacioni i Hamasit në Katar! Pala arabe: Projekt-marrëveshja më e mirë qëkur nisën negociatat

Lufta në Gaza/ Shpresë për marrëveshje, delegacioni i Hamasit në Katar! Pala arabe: Projekt-marrëveshja më e mirë qëkur nisën negociatat