Tiranë/ Arrestohet 42-vjeçari, mbante armë pa leje në banesë (EMRI)

TIRANË - Policia e Komisariatit Nr. 3, në kuadër të një operacioni për parandalimin e armëmbajtjes pa leje, arrestoi në flagrancë shtetasin Roland Hysa, 42 vjeç, në rrugën "Princ Vidi" të kryeqytetit.

Gjatë kontrollit të banesës së tij, pas informacioneve të marra nga policia, u sekuestruan dy armë zjarri, njëra prej tyre e pajisur me municion luftarak.

'Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në rrugën "Princ Vidi" një shtetas mbante armë zjarri në banesë, kanë ushtruar kontroll në adresën e dhënë dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin R. H., 42 vjeç.', njofton policia.

Armët janë konfiskuar si prova materiale, ndërsa materialet hetimore janë dorëzuar Prokurorisë për procedurat ligjore.

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Konsultimi në shkolla, Rama: Platformat sociale bëjnë biznes, edhe me fëmijët! TikTok frymëzon sjellje në kundërshtim me prindin apo mësuesin

Fier/ Konsultimi në shkolla, Rama: Platformat sociale bëjnë biznes, edhe me fëmijët! TikTok frymëzon sjellje në kundërshtim me prindin apo mësuesin