Tiranë/ Gjendet e pajetë në banesë nëna! Mjekësia ligjore: Vdiq për shkaqe natyrale

Tiranë/ Gjendet e pajetë në banesë nëna! Mjekësia ligjore: Vdiq për shkaqe natyrale

Rruga Gjon Kastrioti në Tiranë

TIRANË- Një 67-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në rrugën "Gjon Kastrioti", në Laprakë. Burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com se viktima është identifikuar si V.R., 67 vjeçe.

Trupi i viktimës u dërgua në morg për të kryer ekspertimin mjeko-ligjor, ku mësohet vdekja e saj ka qenë nga shkaqe natyrale.

Më herët, nisur nga fakti se djali i saj me të cilin jetonte në shtëpi, abuzonte herë pas here me alkoolin dhe ishte denoncuar më herët për dhunë, 45 vjeçari J.Z.. u shoqërua në Komisariat. Megjithatë, ai u la më pas i lirë, pas përfundimit që doli  mjekësia ligjore, pasi  në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune. 

Njoftimi i policisë
Në rrugën "Gjon Kastrioti", në Laprakë, është gjetur pa shenja jete, në banesë shtetasia V.R., 67 vjeçe, e cila jetonte vetëm me djalin e saj.

Trupi i viktimës u dërgua në morg për të kryer ekspertimin mjeko-ligjor, ku nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Shtetasi J.Z., 45 vjeç (djali viktimës) u shoqerua në komisariat për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për sqarimin e plotë të ngjarjes.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS