Tiranë - Një 22-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi akuzohet se merrte fotografi dhe video të qytetarëve të ndryshëm të cilat i publikonte në profile false, me shprehje fyese dhe denigruese, dhe për fshirjen e tyre kërkonte para.
Krimi Kibernerik i Policisë së Tiranës ka zbuluar se 22-vjeçari Endri Xhaferri, në këmbim të fshirjes së profileve në rrjetet sociale që përmbanin foto dhe video të cilat u përkisnin personave të ndryshëm, kërkonte shuma parash, që shkonin deri në 1000 €.
“Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e krimeve kibernetike dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që i kryejnë ato, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "R-13".
Si rezultat i këtij operacioni u ndalua shtetasi E. Xh., 22 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas merrte fotografi dhe video të personave të ndryshëm në rrjete sociale, të cilat i publikonte në profile false, me shprehje fyese dhe denigruese. Për fshirjen e këtyre postimeve, 22-vjeçari, kërkonte në këmbim shuma parash, që shkonin deri në 1000 €”,-njofton policia.
Blutë njoftojnë se nga verifikimet e kryera ka rezultuar se i riu, është autor i disa ngjarjeve të kësaj natyre kriminale, me të dëmtuar që jetojnë brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Gjatë hetimeve është dokumentuar edhe një ngjarje e vjetër nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike.
K.M/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?
-
Po
73.9%
-
Jo
19.2%
-
Nuk e di
6.9%
Vota total: 2407
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U fut për t'u larë, 25 vjeçari polak rrezikon mbytjen te Liqeni i Tiranës
18 Maj, 17:12
-
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
17 Maj, 22:36
-
Final 4/ Partizani është finalisti i parë për titullin kampion, mposht 1-0 Skënderbeun në 'Air Albania'
17 Maj, 21:55
-
Ia ktheu Gjykata e Lartë, Apeli vendos më 11 qershor për vulën dhe logon e PD-së
17 Maj, 20:25
-
FOTO/ Dështon eksperimenti i FSHF-së me 'Final 4', pak tifozë për Partizani - Skënderbeu në 'Air Albania'
17 Maj, 20:13
-
Formacionet/ Pjesëmarrje e ulët për Partizani - Skënderbeu, hidhet shorti për arbitrin që do gjykojë sot gjysmëfinalen e parë të 'Final 4' (VIDEO)
17 Maj, 18:43
-
Alarmi fals për bombë në shkollat e Tiranës, skenar si në Maqedoninë e Veriut! Dyshohet se u dërgua nga i njëjti person
17 Maj, 14:51
-
Tiranë/ Kultivuan bimë narkotike në fshatin Pllan, arrestohen 2 persona, në kërkim 1 tjetër! Sekuestrohen 4 armë, 4 kallëpe eksplozivi dhe municion luftarak
17 Maj, 11:01
-
Operacioni i SPAK, kontrolle në 'Fresk' te banesat e fisit Duka, armiq të Ervis Martinajt
17 Maj, 08:00
-
Final 4/ Gjysmëfinalja kundër Skënderbeut, Orges Shehi: Ne duam finalen, kemi bërë paraqitje të mirë
16 Maj, 18:17
-
Java Kulturore Franceze, Liqeni Artificial kthehet në skenë magjike teatri! Artistët francezë sërish performancë sot
16 Maj, 16:44
-
10-vjeçarja u pickua nga gjarpri në shkollën private në Tiranë, shkolla nuk u dezinfektua! Në hetim administratori i firmës
16 Maj, 13:53
nxirreni me ftyr????
PërgjigjuNjë dënim maksimal për këtë plehrë. Të mësoj se me nderin dhe integritetin e të tjerëve nuk luhet
Përgjigju