Tiranë, i përndjekuri që alarmoi
policinë zbret nga vinçi pas një ore

Tiranë, i përndjekuri që alarmoi<br />policinë zbret nga vinçi pas një ore
TIRANE - Një ish-i përndjekur vuri në alarm policinë e kryeqytetit pasi për një orë qëndroi në majë të një vinçi në një lartësi të konsiderueshme. Vinçi ndodhej në një pallat në ndërtim e sipër pranë Gjykatës së Lartë, ndërsa Xhemal Zhuri vazhdimisht bënte veprime që cënonin sigurinë e tij.

Policia rrethoi zonën ndërsa disa efektivë u ngjitën në katet e larta të pallatit për të negociuar me Zhurin. Pas një orë mbi vinç, ish- i perndjekuri vendosi te zbrese vete pa ndihmën e policisë. Fati mesa duket eshte me 55-vjeçarin, pasi zbritja nga ajo lartesi dhe ne erresire te plote ishte e veshtire dhe mjaftonte nje rreshitje e kembes per tu kthyer ne tragjedi.

Shqiptarja.com meson se ish-i perndjekuri eshte shprehur se do te zbriste vetem nese do te takohej me Altin Qaton, zevendesdrejtorin e Pergjithshem te Policise se Shtetit.

Ka kryer 13 vite burg në Qafë Bari dhe në Spaç, ai eshte baba i tre femijeve dhe i papune.

Xhemal Zhuri
(Në foto Xhemal Zhuri)

Nuk është hera e parë që Xhemal Zhuri kërcënon vetëvrasjen. Edhe në vitin 2012 ish-i përndjekuri ka tentuar t'i japë fund jetës në të njëjtën mënyrë, duke tentuar vetëhedhjen nga një vinç.

Para tre vjetësh Zhuri hipi në lartësinë e një vinçi të një pallati në qendër të Tiranës, por negociatat me policinë rezultuan të frytshme dhe ai mundi të zbresë pa asnjë dëmtim.


kercenon te hidhet nga vinci

kercenon te hidhet nga vinci

kervenon te hidhet nga vinci

tipi qe kercenon pasi ka zbritur
(Në foto Xhemal Zhuri pasi ka zbritur nga vinçi)


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

S'ka derbi shqiptarësh në Serie A, dëmtohet Ylber Ramadani

S'ka derbi shqiptarësh në Serie A, dëmtohet Ylber Ramadani