Tiranë/ Kapet 1 kg heroinë gati për t'u shpërndarë! Arrestohet 31-vjeçari

Tiranë/ Kapet 1 kg heroinë gati për t'u shpërndarë! Arrestohet  31-vjeçari

Droga e sekuestruar

TIRANË- Një sasi prej 1.75 kg heroinë, e cila ishte gati për t'u shpërndarë përdoruesve është sekuestruar nga blutë e Tiranës, teksa në pranga ka rënë poseduesi i saj, 31-vjeçari Endrit Zeqaj.

Droga u gjet në një banesë në rrugën "Asdreni", e ndarë në doza gati për shitje, pas informacioneve që kishte marrë policia nga "burime të sigurta" se në këtë banesë kishte një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike. Në pranga ka rënë vetëm Zeqaj, teksa kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e  personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Gjatë kontrollit të shtëpisë, Zeqaj iu gjet dhe një celular e një makinë që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ndaj tij rëndojnë akzuat për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, 

Njoftimi i policisë
Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet operacioni policor i koduar “Porosia ”. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3. Sekuestrohen 1 kg e 75 gr. lëndë narkotike heroinë. Vihet në pranga 31-vjeçari që posedonte dhe shpërndante lëndën narkotike. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3 Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Porosia ”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Z., 31 vjeç, banues në Tiranë.
 
Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3 Tiranë, janë siguruar informacione në rrugë operative se në një banesë në rrugën “Asdreni”, kishte një sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit heroinë dhe peronat që e dispononin ua shisnin shpërndarësve sipas porosive që bënin.

Mbi bazën e këtyre informacioneve, nga ana e punonjësve të Policisë të Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në rrugën “Asdreni”, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit E. Z., ku Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 kg e 75 gr. lëndë narkotike të dyshuar heroinë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza gati për shitje, 1 aparat celular dhe një automjet.

Vazhdon puna intensive për zbardhjen e plotë të veprimtarisë kriminale, identifikimin dhe kapjen e  personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë