Tiranë,kazinoja 'fole' për përdoruesit
e kokainës, arrestohet administratori

Tiranë,kazinoja 'fole' për përdoruesit<br />e kokainës, arrestohet administratori
TIRANË - Administratori i një kazinoje në kryeqytet e kishte kthyer biznesin në një “fole” për përdoruesit e drogës. 36-vjeçari Irdi Zhegu u arrestua në flagrancë nga policia gjatë ditës së hënë, pasi në një dhomë në katin e dytë të kazinosë që ai administronte në rrugën “Sami Frashri” u gjet 1 gram kokainë.
 
Në këtë ambient, veçse zhvilloheshin lojëra fatipa leje, letrat e bixhozit përdoreshin edhe për të ndarë lëndën narkotike. Policia gjeti në dhomë tre pjata porcelani dhe mbetjet e kokainës mbi komodinë, si dhe tre letra bixhozi.
 
Por veç kësaj, kazinoja ushtronte aktivitetin pa leje. Për këtë policia nisi hetimin në gjendje të lirë edhe për pronarin e kazinosë 28-vjeçarin me inicialet A.Q për veprat penale “organizimit të lotarive të palejuara”  dhe “Vënia në dispozicion e lokalit për lojëra të pa lejuara”.
 
Efektivët e policisë sekuestruan edhe tetë kompjuter.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale