Tiranë/ Pistoleta në ‘Range Rover’ dhe kallashnikov poshtë dyshekut, në pranga 4 të rinj! Të dënuar më parë për plagosje dhe armëmbajtje pa leje

Katër të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi qarkullonin me 2 armë zjarri në makinë ndërsa mbanin 2 kallashnikovë në banesë.

Ata janë identifikuar si Bledar Matoshi, 33 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje; Kid Koshena, 28 vjeç, i dënuar më parë për plagosje të rëndë; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë dhe Redion Meshi, 22 vjeç, i cili drejtonte automjetin ku u gjetën armët.

Ata po qarkullonin me automjetin tip “Range Rover”  kur u ndaluan në hyrje të fshatit Tujan, në rrugën e Arbërit. Si rezultat i kontrollit të imtësishëm, u gjetën 2 armë zjarri pistoleta, me krehëra me municion luftarak, të fshehura poshtë kofanos së automjetit.

Më pas u ushtrua kontroll në banesën e Redion Meshit dhe u gjetën 2 armë zjarri kallashnikovë dhe një sasi municioni luftarak. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 4 armë zjarri, një sasi e konsiderueshme municioni luftarak, 5 aparate celulare dhe automjeti me të cilin lëviznin 4 të arrestuarit.

Dy nga katër të rinjtë, Bledar Matoshi dhe Klajdi Kodra, nuk janë aspak persona të panjohur për policinë. Të dy janë arrestuar po së bashku në 14 shtator 2016, për të njëjtën akuzë, atë të armëmbajtjes pa leje. Në atë kohë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga efektivët e Policisë së Tiranës iu gjet një pistoletë.

Por, më shumë se sa për armën e gjetur pa leje, Bledar Matoshi, mbahet mend për kundërshtimin ndaj uniformave blu, njërin prej të cilëve e ka goditur me grushte dhe madje i ka grisur edhe uniformën. Ndërkohë, Klajdi Kodra rezulton të jetë djali i ish-qitëses së mirënjohur shqiptare, Lindita Kodra.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:16
U kapën me pistoleta dhe kallashnikovë në Tiranë, kush janë dy të rinjtë! Një prej tyre djali i ish-qitëses së njohur shqiptare

Dy nga katër personat e arrestuar në fshatin Tujan në dalje të Tiranës, në Rrugën e Arbrit, Bledar Matoshi dhe Klajdi Kodra, nuk janë aspak persona të panjohur për policinë. Të dy janë arrestuar po së bashku në 14 shtator 2016, për të njëjtën akuzë, atë të armëmbajtjes pa leje. Në atë kohë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga efektivët e Policisë së Tiranës iu gjet një pistoletë.

Por, më shumë se sa për armën e gjetur pa leje, Bledar Matoshi, mbahet mend për kundërshtimin ndaj uniformave blu, njërin prej të cilëve e ka goditur me grushte dhe madje i ka grisur edhe uniformën. Ndërkohë, Klajdi Kodra rezulton të jetë djali i ish-qitëses së mirënjohur shqiptare, Lindita Kodra.

A.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drejtesi: 24/11/2022 15:19

    Kalbini kta krimba qe dalin shetitje me pistoleta gati per vrasje. Cjane kta mostra te armatosur qe paskan qen edhe te denuar me pare. Po range rover me cfare lekesh e ka blere ky krimbi i vogel.

    Përgjigju
  • eli: 24/11/2022 15:05

    Bravo POLICIA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Pas 4 mbledhjeve të dështuara, sot rinis punën Komisioni Hetimor për Shëndetësinë! PS gati planin e hetimit

Pas 4 mbledhjeve të dështuara, sot rinis punën Komisioni Hetimor për Shëndetësinë! PS gati planin e hetimit