Tiranë/ Lëvizte me pistoletë në makinë, në pranga 21-vjeçari! Ishte i dënuar dhe më parë për armë pa leje (VIDEO)

Një 21-vjeçar i identifikuar si Ergest Beqiraj është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje.

21-vjeçari nga Vlora ishte i dënuar  për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe ka qenë i dënuar më parë për të njëjtin krim. Beqiraj u arrestua në kryeqytet në Rrugën e Kavajës ku shërbimet e Policisë i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  

Në pranga ka rënë dhe një 31-vjeçar, i identifikuar si Indrit Prençi po nga Vlora, i cili shoqëronte Beqirajn, ndërsa akuzohet për veprën penale "Moskallëzimi i krimit". Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

FOTO+VIDEO/ Pluhuri afrikan ‘pushton’ Athinën dhe qytetet e tjera, qielli i kuq! Mjegulla ‘zhduk’ Akropolin

FOTO+VIDEO/ Pluhuri afrikan ‘pushton’ Athinën dhe qytetet e tjera, qielli i kuq! Mjegulla ‘zhduk’ Akropolin