Tiranë, lokali me muzikë të lartë shqetësonte banorët, policia me shkallë i çmonton 7 bokset e muzikës

Me verën vjen dhe muzika e lartë, e cila për administratorët e lokaleve shihet si një pikë për të joshur klientët por për banorët e lagjes ku ndodhet lokali është shqetësim i vërtetë dhe ndotje akustike.  

Prandaj policia ka ndërmarrë kontrolle intensive për parandalimin e ndotjes akustike.  Në Durrës u vu në hetim pronari i një hoteli dhe një Dj ndërsa në Tiranë u proceduan dy menaxherët e rinj të një lokali.

Një rast i tillë ishte në një lokal në rrugën "Muatafa Matohiti", në  Tiranë. Muzika e lartë përbënte shqetësim për banorët dhe policia shoqëroi në komisariat dy menaxherët e lokalit. Më pas kanë marrë shkallët dhe kane hequr bokset e muzikës, pikërisht 7 copë.  

Dy djemtë, E. B., 21 vjeç, dhe M. A., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë do  të hetohen në gjëndje të lirë për “prishje të qetesisë publike".

Policia e Shtetit apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve dhe hoteleve, që të zbatojnë me rigorozitet ligjin dhe rregullat në lidhje me ndotjen akustike, pasi në rast të konstatimit të ndotjes akustike, shërbimet e Policisë do të sekuestrojnë pajisjet që gjenerojnë muzikë dhe do të procedojnë sipas ligjit, shtetasit përgjegjës.

1686404636_muzike.JPG

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:00
Shqetësuan pushuesit me muzikë të lartë, nën hetim DJ dhe pronari i hotelit në Durrës

Pronari i një hoteli dhe një Dj janë vënë nën hetim nga Policia e Durrësit, pasi u konstatua se ata kishin vënë muzikë të lartë, gjë që ka krijuar shqetësim për pushuesit në atë zonë.

Nga kontrollet e ushtruara në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në një hotel te shkëmbi i Kavajës, policia ka konstatuar se ishte vendosur muzikë e lartë dhe për këtë shkak banorëve dhe pushuesve në atë zonë u është prishur qetësia.

Për pasojë, janë vënën nën hetim për prishje të qetesisë publike,  A. A., 40 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës (pronari i hotelit) dhe Xh. I., banues në Korçë (muzikant).

Ndërsa pajisjet muzikore janë sekuestruar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet