Tiranë/ Mashtronin të huajt përmes Call Center, arrestohet administratori dhe 5 punonjës (VIDEO)

TIRANË- Një tjetër Call Center që mashtronte të huajt është zbuluar nga policia dhe 6 persona kanë rënë në pranga, administratori dhe 5 punonjës.

Punonjësit dhe administratorët telefonin të huaj dhe u prezantoheshin atyre si agjentë shitjes dhe duke i mashtruar i bindin të investonin në bursa.

Call Center ndodhej në Tiranë në rrugën “Faik Konica”, ndërsa është shpallur në kërkim edhe administratori tjetër, i identifikuar me inicialet P. A., 29 vjeç, si edhe është vënë në hetim një punonjëse, D. K., 26 vjeçe.

Policia ka sekuestruar 6 njësi kompjuterike, USB, aparate celulare dhe lista me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.

Të arrestuarit:

- E. N., 25 vjeç, banues në Tiranë, administratori

- K. Gj., 25 vjeç, Sh. F., 26 vjeç, A. Sh., 20 vjeç, K. K., 20 vjeç dhe H. S., 26 vjeç, punonjësit, të pestë banues në Tiranë

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet