Tiranë, motori përplas 8-vjeçarin me biçikletë te kryqëzimi i 21 Dhjetorit

Foto ilustruese

Një motor ka përplasur një fëmijë 8 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në orën  22:10, tek 21 Dhjetori në Tiranë.

Motori me drejtues shtetasin SH.K. ka përplasur të miturin A.H., 8 vjeç, ku fatmirësisht është jashtë rreziku për jetën.

I mituri po merr ndihmën e duhur në spital, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e motorit për sqarimin e plotë të ngjarjes.   

I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Klubet paralajmërojnë protesta! A jeni dakord me vendimin e Ligës së Futbollit për të përshkallëzuar bojkotin?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Bojkoti i futbollit në prag të zgjedhjeve parlamentare! Duka, Kokëdhima dhe Alibeaj, po përdorin sportin për politikë?