Tiranë, kërcënoi se do hidhej nga Muzeu kombëtar, policia e bind të zbresë! Autori denoncon: Po më cenojnë licencën e punës, policia e Tropojës më bën presion

Një ngjarje që mund të ishte kthyer në tragjedi fatmirësisht ka përfunduar pa të lënduar. Admir Jahelezi kishte hipur në skelat e vendosura për restaurimin e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë duke kërcënuar se do të hidhej nga lartësia.

Admir Jahelezi bërtiste dhe kërcënonte nga lartësia se do të hidhej nëse atij nuk i lidhej një kontratë pune.  Për ngjarjen është njoftuar në kohë policia e cila erdhi në vendngjarjes së bashku me shërbimet e ambulancës dhe zjarrfikëses. Pas negociatave që policia bëri në distancë me personin, ka arritur ta bindë që të zbresë poshtë dhe të tërhiqet nga kryerja  e veprimit ekstrem.

Admir Jahelezi është  pronar i një agjencie transporti pasagjerësh nga Shqipëria në Kosovë.  Ai pretendon se autoritetet shqiptare i kanë cenuar licencën duke favorizuar persona të tjerë që mbrohen me forcë nga Policia e qarkullimit Tropojë, ndërsa thotë se dhe është kërcënuar dhe bërë presion nga efektivët1620807233_tentontehidhet.jpg

1620808536_zotyeria.jpg

Me rreth burri që tentoi të hidhej nga lartësia

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:50
Tentoi vetëvrasjen te “Muzeu Kombëtar”, autori denoncon: Po më cenojnë licencën e punës me konkurrencën e padrejtë, policia e Tropojës më bën presion

1620807233_tentontehidhet.jpg

Admir Jahelezi, i cili tentoi të hidhej nga lartësia nga Muzeu Kombëtarë për t'u vetëvrarë, është  pronar i një agjencie transporti pasagjerësh nga Shqipëria në Kosovë.  Ai pretendon se autoritetet shqiptare i kanë cenuar licencën duke favorizuar persona të tjerë që mbrohen me forcë nga Policia e qarkullimit Tropojë, ndërsa thotë se dhe është kërcënuar dhe bërë presion nga policia  e qarkullimit në Tropojë dhe Qafë Morina deri në Milot.

Pas zbritjes nga skela e Muzeut Kombëtarë që ishin vendosur për restaurimin e  saj, Jahelezi shprehet se ka marrë borxhe dhe kredi për të themeluar kompaninë, por është konkurruar në mënyrë të padrejtë.

"Kam pasur presion nga Policia e qarkullimit në Tropojë, nga policia e qarkullimit nga Qafë morina deri në Milot, jam kërcënuar me jetë, kam 3 vjet që bëj luftë me kompanitë e tjera", tha ai

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Beratit Tasim Puci, Vetingu lë jashtë dhe ndihmësin ligjor të gjykatës Administrative

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Beratit Tasim Puci, Vetingu lë jashtë dhe ndihmësin ligjor të gjykatës Administrative