Tiranë/ Organizonin lojëra fati në lokal, arrestohen 3 persona, procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë

Tiranë-Policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 persona, pasi organizonin lojëra fati në lokale të ndryshme, ndërsa 3 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimim dhe Forcën e Posaçme "Shqiponja" kanë finalizuar operacionin e koduar "Bad spin 12".

‘Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 3 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale: R. M., 23 vjeç, L. A., 19 vjeç, dhe A. A., 29 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit Sh. R., B. V., dhe F. Zh.’, njoftoi sot policia.

Policia gjatë kontrolleve të bëra ka sekuestruar 6 aparatet celulare të këtyre personave dhe 3 njësi kompjuterike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

Materialet i kaluan prokurorisë.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Senati drejt miratimit të ligjit për arrestimin e emigrantëve

SHBA/ Senati drejt miratimit të ligjit për arrestimin e emigrantëve