Një person është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në "Rrugën e Kavajës" në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, mësohet se i plagosuri është 34-vjeçari Akil Koxhaxhiku, ndërsa autori është Besjan Ferazini.
Plagosja dyshohet se ka ndodhur për shkak xhelozie dhe se Ferazini kishte raport me bashkëshorten e Koxhaxhikut.
Fatmirësisht, 34-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Burime për Report TV bëjnë me dije se ai është transportuar në një spital privat, ku po merr ndihmën mjekësore.
"Rreth orës 15:50, në Rrugën e Kavajës, dyshohet se gjatë një konflikti është plagosur me armë zjarri shtetasi A. K., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën", thuhet në njoftimin e policisë.












