Tiranë/ Protestuan kundër vaksinimit të detyrueshëm, nën hetim 10 organizatorët! Policia: Nxitën veprime të dhunshme dhe penguan lëvizjen e makinave

Tiranë/ Protestuan kundër vaksinimit të detyrueshëm, nën hetim 10 organizatorët! Policia: Nxitën veprime të dhunshme dhe penguan lëvizjen e makinave

Pamje nga protesta

Janë vënë nën hetim 10 organizatorët e protestës së zhvilluar ditën e djeshme te Sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë, kundër vaksinimit të detyrueshëm. Sipas policisë organizatorët zhvilluan një protestë të paligjshme gjatë të cilës kanë bërë thirrje publike për veprime të dhunshme si dhe kanë penguar lëvizjen e mjeteve të transportit.

"Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan në gjendje të lirë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” shtetasit: A. G., 51 vjeç, A. B., 21 vjeç, K. O., 43 vjeç, A. Dh., 34 vjeç, K. G., 26 vjeç, E. D., 27 vjeç, A. P., 42 vjeç, I. K., 42 vjeç, B. B., 37 vjeç dhe K. K., 42 vjeç. Shtetasit e sipërpërmendur në një protestë  të paligjshme të zhvilluar tek sheshi “Nënë Tereza” dhe më pas janë zhvendosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kanë bërë thirrje publike për veprime të dhunshme si dhe kanë penguar lëvizjen e mjeteve të transportit", thotë policia.

Gjatë protestës së djeshme protestuesit argumentuan se vaksinimi me detyrim është shkelje e të drejtës së njeriut. Deri më tani në vendin tonë është bërë me detyrim vaksinimi për mjekët, arsimtarët dhe studentët me qëllim mbarëvajten e procesit në shkolla dhe universitete. Ministria e Shëndetësisë ka publikuar urdhrin zyrtar të vaksinës me detyrim nga studentët dhe arsimtarët duke thënë se arsimtarët duhet të fillojnë të paraqesin certifikatën e vaksinimit që hyn në fuqi ditën e hënë. Kush nuk e paraqet këtë certifikatë të vaksinimit, duket të paraqes një test negativ PCR çdo javë. Gjithashtu studentë e pavaksinuar duke filluar që nga 11 tetorit do të përdorin platforma alternative që është mësimi online.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tahipi: 26/09/2021 09:07

    Po mbyti ne dru kta bajga, kryebajaga avokat vdiq baben e vet se i ngjit covid plera

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryemadhi kritika në Komitetin Drejtues të PL-së: Ndryshimet në statut u paraqitën dy orë para mbledhjes

Kryemadhi kritika në Komitetin Drejtues të PL-së: Ndryshimet në statut u paraqitën dy orë para mbledhjes