Tiranë- Shkeli urdhrin e mbrojtjes dhe kërcënoi gruan se do e vriste, pranga 61-vjeçarit

Tiranë- Shkeli urdhrin e mbrojtjes dhe kërcënoi gruan se do e vriste, pranga 61-vjeçarit

Foto ilustruese

TIRANË- Një 61-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi e ka dhunuar, e ka kërcënuar me thikë se do e vrasë bashkëshorten e tij, edhe pse ndaj sa ishte lëshuar një urdhër mbrojtje.

Burime zyrate konfirmojnë për Shqiptarja.com se i janë vendosur prangat 61-vjeçarit me inicialet F.B. 61-vjeçari ka shkelur urdhrin e mbrojtjes dhe i ka shkuar në banesë bashkëshortes së tij, e ka dhunuar dhe më pas e ka kërcënuar se do e vriste, për motive ende të paqarta.

Kjo nuk ishte hera e parë që ai ushtronte dhunë fizike ndaj saj, kjo ishte dhe arsyeja se përse ajo kishte marrë urdhër mbrojtje, por ai nuk u zbatuar nga 61-vjeçari duke çuar në arrestimin e tij.

Mbi të rëndon akuza për veprat penale "Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës".

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët