Tiranë/ Shpërthim eksplozivi 'Benzit ML' në parkim, nuk ka të lënduar (FOTO+VIDEO)

TIRANË - Një automjet ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40 në rrugën “Belul Hatibi” në kryeqytet ku një makine të parkuar, i është vënë një sasi e vogël lënde shpërthyese. Policia sqaron se makina tip "Benz ML" me targa AA 441 OO, është në pronësi të Dervish Hasit, me profesion mjek kardiokirurg në QSUT. Nga shpërthimi automjetit i janë shkaktuar dëme të vogla materiale në pjesën e pasme. Dëmtime kanë pësuar edhe automjetet e tjera të parkuara aty pranë. 

Policia afër makinës që iu vendos tritol

Informacion paraprak

Rreth orës 20:40, në rrugën “Belul Hatibi” në një mjet të parkuar, në pronësi të shtetasit D.H., është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë e dyshuar plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale në pjesën e pasme të mjetit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD