Tiranë- Tritol kunatit të porositësit të vrasjes së Devi Kasmit, Benz-i shpërthen në flakë sa hapet dera!

TIRANE- Një shpërthim tritoli ka ndodhur në rrugën Ramazan Bogdani në kryeqytet, në zonën e njohur si 'Frigoriferi'. Mësohet se tritoli ishte vendosur në një makinë tip Benz në pronësi të Artion Bylykut, e cila qëndronte e parkuar pranë një pallati. Tritoli ka shpëthyer sapo ky i fundit ka hapur derën e automjetit, por fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime.

Report Tv mëson se Bylyku merrej me tregti makinash dhe ka qenë i hetuar për një vrasje të ndodhur në vitin 1992. Tre pistat ku po hetohet ngjarja e ndodhur janë konkurrenca, hakmarrja dhe konflktet e pronësisë. Ai është kunati i Domart Konjarit, i dyshuar si porositësi i vrasjes së Devi Kasmit, i cili u ezkektua nga ish-speciali grek Efthimios.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 07:45, kohë kur kjo zonë është mjaft e populluar edhe nga fëmijët e shkollave, duke hapur panik në zonë.

Benzi ku u vendos lënda plasëse

Benzi ku u vendos lënda plasëse

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:52
FOTO/ Kush është pronari i makinës që iu vu tritol mëngjesin e sotëm, i hetuar për një vrasje në '92-in

1571395921_bylyku.jpg

Report Tv siguron foton e Artion Bylykut, pronarit të makinës të cilës i ishte vendosur një tritol. Mësohet se Bylyku merrej me tregti makinash dhe ka qenë i hetuar për një vrasje të ndodhur në vitin 1992. Tre pistat ku po hetohet ngjarja e ndodhur janë konkurrenca, hakmarrja dhe konflktet e pronësisë.

Benzi ku u vendos lënda plasëse
/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës